AAK reagon ndaj videos së VV-së: Haradinaj i vendosi tarifën 100% Serbisë, ju e kthyet në kampione të tregut kosovar

AAK reagon ndaj videos së VV-së: Haradinaj i vendosi tarifën 100% Serbisë, ju e kthyet në kampione të tregut kosovar

Pas deklaratës së Lëvizjes Vetëvendosje se për 20 vjet në Kosovë kanë qeverisur “shkatërruesit e shtetit”, ka reaguar edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Nga kjo parti opozitare kanë thënë se VV po shpërndan gënjeshtra apo gjysmë të vërteta, dhe të vërteta të shtrembëruara, në mënyrë që të diskreditojnë kundërshtarin. Zëdhënësi i kësaj partie, Lulëzim […]

Nga kjo parti opozitare kanë thënë se VV po shpërndan gënjeshtra apo gjysmë të vërteta, dhe të vërteta të shtrembëruara, në mënyrë që të diskreditojnë kundërshtarin.

Zëdhënësi i kësaj partie, Lulëzim Blaka, ka theksuar se “prodhimi i fundit i agjitacionit dhe propagandës së VV-së, është shpërfaqje e metodave manipulative të tyre, metoda të përdorura gjatë tërë ekzistencës së tyre të fëlliqur në politikën kosovare”.

“Gënjeshtra e orkestruar (shumë njerëz të ndryshëm, dalin me fjali të njëjta, në kohë të njëjtë). Përhapja e dezinformatave të tmerrshme për kundërshtarët (përhapje konstante, derisa dezinformata të shndërrohet në të vërtetë)”, është shprehur ai.

Sipas tij, falë metodave “manipuluese”, të VV-së, ka njerëz në Kosovë që mendojnë se ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka “zbrazur rezervat shtetërore”, dhe se e ka “shitur Çakorrin e Zhlebin”.

“Në fakt Qeveria nuk ka qasje në rezerva shtetërore por as demarkimi nuk është temë e mbyllur. Mbjellja e gënjeshtrës në mënyrë të orkestruar, derisa ajo të bëhet ‘e vërtetë’ në mendjen e masave”, ka thënë ai.

Ai ka potencuar se ndonëse Haradinaj ka qenë i pari i ekzekutivit vetëm për dy vjet dhe jo 20 vjet, i njëjti për 8 vjet radhazi, ka mbrojtur Luftën Çlirimtare në Gjykatën e Hagës.

Ai nuk gëzoi benificione siç pretendojnë VV-ja, por ishte në ballë të protestave opozitare, për tema të interesit nacional”.

Madje siç thotë zyrtari i AAK-së, teksa Haradinaj ia ka vendosur tarifën 100 për qind Serbisë, të njëjtën ia hoqi VV-ja duke e shndërruar kështu Serbinë “kampione në tregun kosovar, dhe realizoi vetëm pesë për qind të buxhetit të paraparë për Ushtrinë”.

Teksa ka kritikuar qeverinë aktuale për keqmenaxhim, të njëjtën e quajti si të dështuar.

“Sot në fuqi e kemi qeverinë më të dështuar deri sot në Kosovë, qeveri e cila nuk ka realizuar as 5% të planit të punës e as 3% të investimeve kapitale. Kemi në pushtet, qeverinë e gënjeshtrës dhe mashtrimit, qeverisë së degradimit ekonomik, qeverinë e krizës energjetike dhe ngritjes enorme të çmimeve”.

“Kemi në pushtet qeverinë që punësoi familjarët, kapi bordet, korrupsionit i dha model e formë të re, e që Kosovën po provon ta kthejë në sistem njëpartiak, pasi që ka nën kontroll të plotë edhe Presidencën, e ka tendenca për kontroll të gjyqësorit dhe mediave”.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?