“We stand…”, Blinkeni e fshin postimin nga Twitter-i, e zbut gjuhën ndaj Kinës

“We stand…”, Blinkeni e fshin postimin nga Twitter-i, e zbut gjuhën ndaj Kinës

Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, ka fshirë një postim nga rrjeti social, Twitter, në të cilin kritikohej qeveria kineze dhe shprehej përkrahja e ShBA-së për popullin e Hong Kongut. Ai më pas publikoi një postim tjetër me gjuhë më të butë. Në postimin fillestar të publikuar në llogarinë zyrtare të kryediplomatit amerikan në Twitter […]

Në postimin fillestar të publikuar në llogarinë zyrtare të kryediplomatit amerikan në Twitter shkruhej: “Pekini duhet t’i lë të dëgjohen të gjithë zërat e banorëve të Hong Kongut. Diskualifikimi i këshilltarëve të distrikteve nga PRC-ja (Republika Popullore e Kinës) vetëm e dobëson stabilitetin afatgjatë politik e social të Hong Kongut. Ne qëndrojmë me popullin e Hong Kongut dhe vazhdojmë t’i përkrahim të drejtat dhe liritë themelore të tij.”

Postimi i tij erdhi pasi Kina largoi nga pozitat shtatë këshilltarë pro demokracisë dy ditë pasi duhej të dorëzonin informata për të ndihmuar në përcaktimin e çështjes nëse betimet e tyre në detyrë ishin të vlefshme, shkruan Fox News, transmeton Gazeta Express.

Pas fshirjes së postimit fillestar, në llogarinë e njëjtë më vonë u publikua një postim tjetër, në të cilin shkruhet: “Diskualifikimi i shtatë këshilltarëve rajonalë pro demokracisë nga Republika Popullore e Kinës e minon aftësinë e popullit të Hong Kongut për të marrë pjesë në qeverisjen e vet. Qeveritë duhet t’i shërbejnë popullit që e përfaqësojnë. Ulja e përfaqësimit bie ndesh me frymën e Ligjit Bazë të Hong Kongut.”

Kur u kontaktua nga televizioni Fox News për një deklaratë rreth vendimit për ta fshirë postimin fillestar, një zëdhënës i Departamentit të Shtetit tha se ai postim ishte shkruar me qëllim që të publikohet nga zëdhënësi e jo nga sekretari Blinken.

“Ekipi që e menaxhon llogarinë e sekretarit në Twitter e dërgoi gabimisht postimin që ishte bërë për të dalë nga zëdhënësi. Ne e rregulluam atë lëshim dhe postuam nga dy llogaritë, duke folur për diskualifikimin e këshilltarëve pro demokracisë nga Hong Kongu”, tha zëdhënësi. Ai këmbënguli se postimi nuk është fshirë shkaku i shqetësimeve politike.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?