Vuçiqi: Nuk ekziston marrëveshje për targat RKS

Vuçiqi: Nuk ekziston marrëveshje për targat RKS

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka mohuar se vendimi i Qeverisë së Kosovës për targat është i bazuar në marrëveshjen e viteve 2011 e 2016 për lëvizje të lirë. Duke shtuar se vendimi që ka marrë Qeveria e Kosovës nuk thuhet e as nuk shkruhet askund. Vuçiq përmes një konference për media ka shtuar se kjo […]

Vuçiq përmes një konference për media ka shtuar se kjo marrëveshje është, siç ka thënë ai, vetëm në kokën e Albin Kurtit.

“Thanë se kanë marrë vendim bazuar në marrëveshjet e arritura më herët dhe në konsultim me të gjithë. Kjo marrëveshje është pos në kokën e Kurtit dhe se ndoshta është konsultuar me mentorët e tij”, ka thënë Vuçiqi. “Kjo nuk është e shkruar askund, as nuk do të jetë”.

Vuçiqi teksa ka folur për këto marrëveshje ka thënë se bëhet fjalë vetëm për targat KS, që me vendim të Qeverisë më nuk janë valide në Kosovë.

“Sot është një nga ditët më të vështira për njerëzit tanë në Kosovë. Nuk bëhet fjalë për dramatizim, situata është shumë e vështirë, e vështirë, dhe kur merresh me njerëz të papërgjegjshëm dhe qëllimi i tyre i vetëm është zgjerimi i pushtetit dhe fuqia, është e vështirë të arrihen zgjidhje racionale”, tha Vuçiq.

Vuçiq shtoi se “mbrëmë ata e dinin që Prishtina po planifikonte lëvizjet e forcave të saj speciale në veri”.

Kujtojmë se sot Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që asnjë veturë me targa të Serbisë të mos lejohet të qarkullojë në Kosovë. Me rastin e futjes në Kosovë, pronarët e veturave duhet të vendosin targa të përkohshme të Kosovës, njëjtë siç obligohen të veprojnë qytetarët që kanë targa të Kosovës kur futen në territorin e Serbisë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?