Vuçiq: Kemi informata që Kosova fillon lobimin më 4 shtator

Vuçiq: Kemi informata që Kosova fillon lobimin më 4 shtator

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi në Bled të Sllovenisë se Kosova, më 4 shtator, do të fillojë me kërkesa të reja për pranim në organizata ndërkombëtare – nisur nga INTERPOL-i, UNESCO-ja dhe Këshilli i Evropës. Vuçiq tha se Kosova, me këtë hap, do të ndalojë plotësisht zbatimin e Marrëveshjes së Uashingtonit dhe se një […]

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi në Bled të Sllovenisë se Kosova, më 4 shtator, do të fillojë me kërkesa të reja për pranim në organizata ndërkombëtare – nisur nga INTERPOL-i, UNESCO-ja dhe Këshilli i Evropës.

Vuçiq tha se Kosova, me këtë hap, do të ndalojë plotësisht zbatimin e Marrëveshjes së Uashingtonit dhe se një gjë e tillë “do të sjellë paqëndrueshmëri shtesë në rajon”.

“Puna jonë është të përgatitemi dhe t’i përgjigjemi kësaj”, tha Vuçiq.

Ai tha se këto informacione i kanë ardhur nga burimet e inteligjencës vendase.

Më 4 shtator të vitit të kaluar, Kosova dhe Serbia, nën ndërmjetësimin e SHBA-së, kanë arritur një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike.

Me këtë marrëveshje, Kosova është pajtuar për moratorium njëvjeçar mbi kërkesat për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare, ndërsa Serbia ka rënë dakord që të heqë dorë nga fushata për çnjohjen e pavarësisë së Kosovës.

Në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë konfirmuan për Radion Evropa e Lirë se janë duke u bërë përgatitje për aplikim në disa organizata ndërkombëtare, por nuk dhanë më shumë detaje.

“Përgatitjet në këtë drejtim po bëhen nga ekipet përgjegjëse, në mënyrë që aplikimet të jenë gati kur të hapen afatet e aplikimit”, thanë nga Zyra për Informacion e Ministrisë së Jashtme të Kosovës.

Në Forumin Strategjik në Bled, Vuçiq u takua me përfaqësuesin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

Vuçiq tha se dialogu me Kosovën do të vazhdojë në nivel teknik.

“Presim së shpejti edhe vizitën e Lajçakut në Prishtinë dhe Beograd”, tha Vuçiq.

Duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve në Bled, Vuçiq po ashtu tha se është e qartë për të gjithë se Serbia nuk mund të anëtarësohet në Bashkimin Evropian derisa nuk i zgjidh marrëdhëniet me Prishtinën.

Nën ndërmjetësimin e BE-së, Kosova dhe Serbia janë duke zhvilluar bisedime për normalizimin e marrëdhënieve qysh në vitin 2011.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?