Vodhi një shishe raki në ETC, lëshohet urdhër për sjellje me detyrim të të akuzuarit

Vodhi një shishe raki në ETC, lëshohet urdhër për sjellje me detyrim të të akuzuarit

I akuzuari, Hasan Asllani, ka munguar pa arsye në seancën e paraparë për të martën në Gjykatën Themelore në Gjilan dega në Viti, andaj ndaj tij do të lëshohet urdhëresë për sjellje me detyrim. Ai ngarkohet se vodhi një shihe raki, në vlerë prej 21 euro në Qendren Tregtare ETC, në Viti. Gjykatësja Blerina Jakupi […]

Ai ngarkohet se vodhi një shihe raki, në vlerë prej 21 euro në Qendren Tregtare ETC, në Viti.

Gjykatësja Blerina Jakupi Ramadani, për të akuzuarin Asllani ka thënë se ekzistojnë provat se është ftuar në mënyrë të rregullt, mirëpo mungesën e tij nuk e ka arsyetuar.

Në mungesë të kushteve ligjore për mbajtjen e kësaj seance, gjykatësja Jakupi Ramadani të njëjtën e ka shtyrë për 30 shtator të këtij viti.

Për sigurimin e të pandehurit Asllani, gjykatësja Ramadani ka thënë se do të lëshohet urdhërresë për sjellje me detyrim.

Ndryshe, i pranishëm në sallë të gjykimit në seancën e sotme ishte Prokurori Shefik Memeti.

Prokuroria Themelore në Gjilan, në maj  të 2021-ës ngriti aktakuzë kundër Hasan Asllani, i cili ngarkohet se në shkurt të vitit 2021, në Qendrën tregtare ETC në Viti, me qëllim të përfitimit të dobisë paurore për vete apo tjetrin, ka kryer vjedhje në dëm të dëmtuarit pronarit të Qendrës tregtare “ ETC” në Viti.

Në aktakuzë thuhet se i njëjti hyn në market dhe nga raftet ku ishin të ekspozuara pijet alkoolike, merr një shishe raki dhe të njëjtën e fshehë nën xhaketë të cilën e kishte të veshur, ndërsa me rastin e pagesës te kasa, i pandehuri bën pagesën vetëm për një pije tjetër të thjeshtë dhe me mallin e vjedhur del nga Qendra Tregtare, pa u hetuar, në këtë mënyrë i pandehuri me veprimet e veta të dëmtuarit i shkakton dëm material në vlerë rreth 21 euro.

Me këtë ka kryer veprën penale “Vjedhja” neni 313, paragrafi 2, lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal, vepër kjo e dënueshme me gjobë dhe me burgim deri në tre vjet. /BetimipërDrejtësi

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?