Vlora Çitaku mbështet fuqishëm, znj.Morina-Bunjaka për kryetare të Gjilanit

Kandidatja për kryetare të Gjilanit ka bërë të ditur se nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku sot ka zhvilluar takime me gratë gjilanase të Partisë Demokratike të Kosovës të cilat i qëndruan stoikisht nga themelimi vlerave dhe vizionit të Partisë Demokratike të Kosovës. Znj.Leonora Morina-Bunjaka-kandidate për kryetare të Gjilanit, tha se gjat ditës vizituan tre biznese […]
Kandidatja për kryetare të Gjilanit ka bërë të ditur se nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku sot ka zhvilluar takime me gratë gjilanase të Partisë Demokratike të Kosovës të cilat i qëndruan stoikisht nga themelimi vlerave dhe vizionit të Partisë Demokratike të Kosovës.
Znj.Leonora Morina-Bunjaka-kandidate për kryetare të Gjilanit, tha se gjat ditës vizituan tre biznese gjilanase, ku dy prej tyre udhëhiqen nga gratë.
Ajo thotë se “do të jemi aty – bashkë me ta, dhe me prioritet të lartë do t’i trajtojmë kërkesat e tyre.”
Postimi:
Së bashku me Nënkryetaren e PDK-së znj. Vlora Çitaku takuam gratë gjilanase të cilat i qëndruan stoikisht nga themelimi vlerave dhe vizionit të Partisë Demokratike të Kosovës.
Ne nderuam me mirënjohje dhe falënderuam gratë për kontributin e tyre shumëvjeçar. PDK është në rrugë të sigurt kur bashkërrugëton me bashkëthemeltaret e saj.
Poashtu, gjatë ditës së sotme ne vizituam tre biznese gjilanase, ku dy prej tyre udhëhiqen nga gratë. Bizneset kanë nevojë urgjente për përkrahje. Ne do të jemi aty – bashkë me ta, dhe me prioritet të lartë do t’i trajtojmë kërkesat e tyre.












