Vjosa Osmani flet në Amerikë për reciprocitetin e targave: Përmend edhe Prindonin dhe si i duhej t’i hiqte targat edhe vet

Vjosa Osmani flet në Amerikë për reciprocitetin e targave: Përmend edhe Prindonin dhe si i duhej t’i hiqte targat edhe vet

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po vazhdon qëndrimin e saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.Gjatë së premtës ajo mori pjesë në një forum diskutimi të organizuar nga Universiteti i Kolumbisë.Atje Osmani foli për tema të ndryshme lidhur me Kosovën, së fundmi edhe për nisjen e aplikimit të masës së reciprocitetit për targat e automjeteve […]

Sipas shefes së shtetit, reciprociteti është njëra nga parimet më të rëndësishme në marrëdhëniet ndërkombëtare.“Reciprociteti në tregti ose në masa të tjera është një nga parimet më të shëndetshme të marrëdhënieve ndërkombëtare, veçanërisht nëse keni pritur për dhjetë vjet që pjesa tjetër të heqë barrierat ose bllokimin dhe koston e problemit për çdo qytetar që shkon nga Kosova në Serbi”, ka thënë ajo.

Osmani, duke folur për këtë çështje, e tregoi edhe përvojën e saj të heqjes së tabelave përderisa udhëtonte në Preshevë.

“Bashkëshorti vjen nga Lugina e Preshevës, kur e vizitonte familjen tonë, para se të bëhesha presidente, ne duhej të largonim tabelat e regjistrimit, dhe pastaj policia serbe do të sjellte tabela tjera me shkronja serbe, që shkruanin se ishin tabela provuese. Pastaj kur i jepja letërnjoftimin, ata ma lëshonin një letër, pra në mënyrë praktike dëshironin të zhveshnin nga identiteti sapo hyje në vendin e tyre. Dhe natyrisht duhej të paguaje për të hyrë. Kjo ishte shumë e vështirë, edhe në aspetin teknik, radhët e pritjes ishin të gjata, vështirësonte edhe aspektin ekonomik, sepse sipas organizatave ndërkombëtare një kamioni për të shkuar nga Kosova në Serbi i merr 33 herë kohë më shumë sesa një kamioni për të ardhur nga Serbia në Kosovë”, shtoi më tutje Osmani.Ajo tha se kjo masë do të largohet në momentin që edhe Serbia të veprojë njëjtë.“Serbia e ka bërë këtë për dhjetë vjet dhe askush nuk ka ngritur zërin kundër saj. Pra, padyshim që ne do t’i heqim menjëherë këto masa në momentin që edhe Serbia do ta bëjë këtë”, shtoi më tutje ajo.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?