Vizitë ish-eprorëve të UÇK-së, zyrtarët e Ministrisë së Drejtësisë nisen për në Hagë

Një delegacion zyrtarësh nga Ministria e Drejtësisë, janë nisur sot për në Hagë. Të njëjtit pritet ta vizitojnë Qendrën e Paraburgimit në Dhomat e Specializuara, ku po qëndrojnë ish-eprorë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Nisja e tyre bëhet e ditur nga Genc Nimoni, pjesë e kabinetit të Ministrisë së Drejtësisë, i cili ka ndarë përmes […]
Të njëjtit pritet ta vizitojnë Qendrën e Paraburgimit në Dhomat e Specializuara, ku po qëndrojnë ish-eprorë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Nisja e tyre bëhet e ditur nga Genc Nimoni, pjesë e kabinetit të Ministrisë së Drejtësisë, i cili ka ndarë përmes një llogarie në Instagram fotografi.
Fotografi të ngjashme ka ndarë edhe Pranvera Ejupi–Hajzeraj nga po ky dikaster.
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka njoftuar për një vizitë të Ministrisë së Drejtësisë, gjegjësisht të personave të cilët janë në paraburgim.














