Vdes në Moskë autori i njërit nga ‘non-paper’ për Kosovën

Vdes në Moskë autori i njërit nga ‘non-paper’ për Kosovën

Ka vdekur në Moskë nga “sulmi në zemër”, gjermani Manuel Ochsenreiter i njohur si përfaqësues i ekstremit të djathtë dhe i lidhur me pushtetin në Kremlin. Ochsenreiter gjatë muajit maj kishte publikuar në revistën gjermane “Zuerst” një “no-paper” për Kosovën. Revista e cila ndjek politika ekstreme, në dokumentin që përmban 16 pika, parasheh kthimin e Kosovës nën Serbi […]

Ochsenreiter gjatë muajit maj kishte publikuar në revistën gjermane “Zuerst” një “no-paper” për Kosovën.

Revista e cila ndjek politika ekstreme, në dokumentin që përmban 16 pika, parasheh kthimin e Kosovës nën Serbi për 99 vite.

Kryeredaktori i “Zuerst”, Manuel Ochsenreiter si punonjës i Bundestagut në Partisë Alternativa për Gjermaninë (AfD), në vitin 2019 ishte akuzuar për urdhërimin e një sulmi zjarrvënie në Qendrën Kulturore hungareze në Uzhhorod si përpjekje për të diskredituar Qeverinë e Ukrainës.

Sipas autoriteteve, sulmi do t’i atribuohej neo-nazistëve ukrainas në mënyrë që të acaronte marrëdhëniet midis Hugnarisë dhe Ukrainës.

Një nga të akuzuarit, i quajtur vetëm si Michal P., i kishte thënë gjykatës se sulmi, në të cilin u përdorën koktej Molotovi, u urdhërua nga Ochsenreiter.

Michal është një anëtar i Kampit Kombëtar Radikal të Polonisë, një organizatë ultranacionaliste që mbështet separatistët pro-Rusisë në luftën e tyre në Ukrainën lindore.

Manuel Ochsenreiter dhe Dragana Trifkoviq gjatë një vizite në Kosovë

Në një foto të publikuar, Ochsenreiter është ulur pranë Mateusz Piskorski, një aktivist të cilin autoritetet polake e burgosën nën dyshimin e spiunimit për shërbimet sekrete ruse nga 2009 deri në 2016.

Mediat e kanë akuzuar atë se ka lidhje me shërbimet sekrete ruse. Ai kishte vizituar Kosovën së bashku me agjenten ruse të FSB-së, serben Dragana Trifkoviq.

I ndjeri ka qenë bashkëpunëtori televizionit propagandistik Russia Today (RT). /Telegrafi/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?