U tentua vrasja e kryeministrit Zoran Zaev, raportohet se inteligjenca e Greqisë e shpëtoi

U tentua vrasja e kryeministrit Zoran Zaev, raportohet se inteligjenca e Greqisë e shpëtoi

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, raportohet se i ka shpëtuar një tentim-vrasjeje nga shërbimet sekrete të Greqisë. Veç pak muaj pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës me Aleksis Tsipras, shërbimet sekrete të Greqisë i kishin shpëtuar jetën kryeministrit të Maqedonisë së Veriut pasi zbuluan tentativën për ekzekutimin e tij. Lajmin e ka bërë me dije […]

Veç pak muaj pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës me Aleksis Tsipras, shërbimet sekrete të Greqisë i kishin shpëtuar jetën kryeministrit të Maqedonisë së Veriut pasi zbuluan tentativën për ekzekutimin e tij.

Lajmin e ka bërë me dije gazeta Vradhini, të dielën, e cila u referohet burimeve të saj në Ministrinë e Jashtme të lidhura ngushtë me Shërbimin Inteligjent të Greqisë. Sipas këtyre burimeve , pas ratifikimit të Marrëveshjes së Prespës nga Parlamenti i Shkupit me 69 vota më 20 qershor (Marrëveshja u nënshkrua në 12 qershor 2018 në fshatin Psarades të Florinës në Prespë), tensioni politik arriti kulmin në vendin fqinj.

Opozita e udhëhequr nga VMRO, me lider Kristian Mickovskin (i cili zëvendësoi Nikolla Gruevskin, por që atëherë konsiderohej një përkrahës i tij), e kishte polarizuar klimën në një nivel të rrezikshëm, në një vend ku tentativat për vrasje nuk ishin të panjohura.

Shërbimet sekrete greke informojnë kryeministrin e atëhershëm Alexis Tsipras se ka lëvizshmëri të madhe në Shkup, kundër Zaevit dhe Athina menjëherë lajmëron shërbimet amerikane, të cilat i dinin reagimet, por nuk njihnin thellësinë e tyre.

Gjithashtu janë vënë re përpjekjet e organizatave të fuqishme të maqedonasve të Australisë dhe Kanadasë që jo vetëm shprehnin zemërimin e tyre por edhe kanë financuar reagimet në Shkup, si dhe janë përpjekur të mos ratifikohet marrëveshja në parlament.

Përpjekja dyshohet se u financua pikërisht nga këto organizata të huaja dhe ishte planifikuar nga zyrtarë të inteligjencës të vendeve të treta, të cilët shfaqen në Shkup, si agjentë tregtarë ose drejtues të medias.

Në të njëjtën kohë, shërbimet e inteligjencës greke informojnë Ministrinë e Jashtme se “një veprim agresiv kundër Zoran Zaev është i pashmangshëm“, pa asnjë provë të vërtetuar që çon në diçka më specifike.

Kryeministri i atëhershëm Tsipras udhëzoi Ministrinë Jashtme të informojë autoritetet kompetente të vendit fqinj dhe ministri i Jashtëm, Nikola Dimitrov, ishte i pari që u informua dhe me pas ka njoftuar edhe kryeministrin , Zoran Zaev në detaje.

Sipas gazetës kanë qenë vetë agjentët amerikanë që kanë marrë në mbrojtje kryeministrin e Maqedonisë së Veriut dhe u kanë dërguar mesazhe ambasadave të huaja dhe VMRO-së që ata ”dinë gjithçka”. Dhe ne ato muaj, Zoran Zaev kishte të njëjtën mbrojtje si presidenti amerikan, ndaj dhe siç duket është hequr dorë nga tentativa për vrasje të planifikuar ndaj tij.

Padyshim sipas mediave greke ky zbulim jep vetëm majën e ajsbergut dhe ka ende shumë aspekte të çështjes. Lajmi në fjalë publikohet nga të gjitha mediat e Greqisë , pasi bëhet fjalë për një zhvillim që pasoi një prej marrëveshjeve më të rëndësishme në Ballkan në dekadat e fundit e cila u arrit me shumë përpjekje e diplomaci nga të dyja palët dhe pati e vazhdon të ketë reagime kundër dhe pro saj.

Me këtë Marrëveshje, Maqedonia zgjidhi çështjen e emrit, në atë mënyrë që kënaqi edhe Greqinë. Për këët, Greqia hoqi bllokadën në rrugën eurointegruese të Maqedonisë së Veriut. \ TCh

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?