Talebanët formojnë Qeverinë e tyre menjëherë pas faljes së xhumasë: Gratë kërkojnë përfshirje

Talebanët pritet të njoftojnë formimin e qeverisë së re në Afganistan brenda disa orësh, derisa kaosi dhe konfuzioni po rritet dhe vendi po zhytet në një kolaps ekonomik. Burime të ndryshme i thanë mediumit francez Agence-France Presse se kabineti do të prezantohej pas faljes së xhumasë, ndërsa Ahmadullah Muttaqi, deklaroi në mediat sociale se ceremonia […]
Burime të ndryshme i thanë mediumit francez Agence-France Presse se kabineti do të prezantohej pas faljes së xhumasë, ndërsa Ahmadullah Muttaqi, deklaroi në mediat sociale se ceremonia po përgatitej në pallatin presidencial në Kabull.
Lideri suprem i lëvizjes, Haibatullah Akhundzada pritet të ketë pushtet absolut në këshillin e ri qeverisës, me presidentin poshtë këmbëve të tij, thanë zyrtarët talebanë, përcjell Periskopi.
Militantët islamikë e kishin qeverisur Afganistanin përmes një këshilli që nuk zgjedhej nga qytetarët, duke e forcuar brutalisht një formë të ligjit të sheriatit prej vitit 1996 e deri në vitin 2001 kur u rrëzuan nga forcat e udhëhequra nga amerikanët.
Kësaj here, ata kanë premtuar një regjim më të butë.
Haibatullahu, një studiues religjioz nga Kandahari djali i të cilit ishte hedhur në erë në një mision vetëvrasës, pritet të luaj rol teokratik si ajo e luajtur nga lideri suprem i Iranit.
Një lider i lartë taleban, Sher Mohammad Abbas Stanikzai deklaroi se gratë do të lejoheshin të punonin por mund të mos kishte vend për to në kabinetin qeveritar.
50 gra protestuan gjatë ditës së sotme për mungesën e grave në qeverinë e re. /Periskopi












