Tahiri: Vushtrrinë e fitoj pa balotazh

Tahiri: Vushtrrinë e fitoj pa balotazh

Gjendja e rëndë me pandeminë, mungesa e stafit shëndetësor, janë ndër sfidat që u përball komuna e Vushtrrisë. Kreu i kësaj komune, Xhafer Tahiri, në një intervistë për Ekonomia Online, thotë se kanë angazhuar staf shtesë në Drejtorinë për Shëndetësi për t’iu dalë në ndihmë qytetarëve, të cilët u përballen me pandeminë. Kritika ka edhe […]

Kritika ka edhe për ekzekutivin, teksa thotë se numri i lartë i vdekjeve ndërlidhet me menaxhimin nga Qeveria Kurti.

“Në Vushtrri kemi pasur një situatë jashtëzakonisht të rëndë sepse kemi pasur një numër të lartë të vdekjeve. Ne kemi angazhuar staf shtesë në drejtorinë për Shëndetësi për t’i dalë në ndihmë qytetarëve. Dhe poashtu kemi rritur shërbimet si në laborator ashtu edhe shërbimet stomatologjike dhe me buxhet të komunës kemi shtuar blerjen e barnave esenciale në mënyrë që t’i lehtësohet barra e rëndë qytetarëve si rezultat i pandemisë Covid19”, u shpreh Tahiri.

Duke folur për menaxhimin e pandemisë, theks të veçantë i jep procesit të vaksinimit, duke thënë se qendra për vaksinim do të duhej të punonin edhe vikendit.

Ai thotë se nëse një gjë e tillë do të bëhej, sipas tij rastet e vdekjes nuk do të ishin kaq të larta.

“Numrat flasin që në fakt nuk ka pasur menaxhim të pandemisë gjatë tërë verës. Qendrat e vaksinimit që menaxhohen nga ministria e Shëndetësisë kanë qenë të mbyllura gjatë vikendit në kohën kur temperaturat kanë qenë 40 gradë. Do të duhej të kishim punë të shtunën dhe të dielave dhe qendra mobile të vaksinimit gjatë tërë verës në mënyrë që tash të mos i kishim tërë këto vdekje prandaj nuk kemi parë menaxhim dhe kanë munguar edhe vizitat në teren”, tha Tahiri.

Numri një i Vushtrrisë ka folur edhe për zgjedhjet e 17 tetorit, ku synon edhe një mandat nën petkun e LDK-së. Madje, shprehet i bindur këtë komunë do ta fitojë pa balotazh.

“Ne po punojmë bashkë me ekipin tim dhe përveç ekipit të LDK-së kemi edhe një koalicion të gjerë edhe me parti të tjera që kanë qenë në asamblenë komunale Partinë e Drejtësisë, AKR-në po punojmë që të fitojmë pa balotazh. Numrat tregojnë që me 17 tetor do të përfundojë gara me një fitore tonën”, u shpreh Tahiri për EO.

Mes tjerash, Tahiri foli edhe për punën që kanë arritur të kryejnë për 4 vjet, duke theksuar se do të vazhdojnë me projektet e radhës edhe për një mandat tjetër.

Ai tha se do të fokusohen në punësimin e grave dhe të të rinjve.

“Punën që kemi bërë në këto katër vjet ne kemi arritur që t’i përmbushim të gjitha premtimet që u kemi dhënë qytetarëve të Vushtrrisë dhe shoh një disponim tepër të mirë të qytetarëve për të mbështetur kandidaturën time edhe për një mandate katër vjeçar”.

“Fokusi jonë do të jetë punësimi i grave dhe punësimi it ë rinjve dhe poashtu kemi përgatitur një plan me dhjetë pika me projektet vitale infrastrukturore që do të transformojnë Vushtrrinë në dhjetë vjetët e ardhshme dhe ky plan parasheh ndërtimin e ngrohtores së qytetit, ndërtimin e parkingjeve publike, dhe liqenin akumulues në Sllakovc që janë projekte jashtëzakonisht të rëndësishme infrastrukturore që edhe krijojnë punësim po edhe krijojnë zhvillim për Vushtrrinë. Në këtë mandat kemi ndërtuar dy çerdhe të reja në Vushtrri dhe tani kemi tri çerdhe publike në qytet. Në mandatin e ardhshëm do të ndërtojmë edhe dy çerdhe të reja në qytetin e Vushtrrisë”.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?