Spitali i Pejës dhe Gjakovës raportojnë për numër të madh të pacientëve me COVID-19

Spitali i Pejës dhe Gjakovës raportojnë për numër të madh të pacientëve me COVID-19

Drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi, ka vizituar sot spitalet e përgjithshme, të Pejës dhe Gjakovës. Sipas një komunikate për media, në takime është pritur nga Skënder Dreshaj, drejtor i Spitalit të Pejës dhe Hilmi Shala, u.d. drejtor i Spitalit të Gjakovës. Njoftohet se duke folur për investimet […]

Sipas një komunikate për media, në takime është pritur nga Skënder Dreshaj, drejtor i Spitalit të Pejës dhe Hilmi Shala, u.d. drejtor i Spitalit të Gjakovës.

Njoftohet se duke folur për investimet e bëra në spitalet e përgjithshme, Krasniqi ka pohuar se pas investimeve në rezervuarët me oksigjen të lëngshëm, janë shpëtuar shumë jetë pacientësh.

Përmes komunikatës njoftohet se të dyja spitalet kanë raportuar për numër të madh të pacientëve me COVID-19.

“Gjatë vizitës, ka parë nga afër punën në repartet Covid të këtyre spitaleve dhe ka biseduar me disa nga pacientët që po marrin shërbime shëndetësore në këto spitale. Ai ka falënderuar të gjithë punëtorët e spitaleve që përkundër mbingarkesës, po kujdesen maksimalisht në ofrimin e shërbimeve shëndetësore për pacientët. Drejtori i spitalit të Pejës dhe ai i Gjakovës, kanë njoftuar se në këto spitale vazhdojnë të trajtohen numër i madh i pacientëve me Covid-19. Ata kanë falënderuar drejtorin Krasniqi për investimet e bëra në këto spitale, si në rezervuaret me furnizim të lëngshëm me oksigjen, por mbështetjen dhe përkrahjen e vazhdueshme për spitalet e përgjithshme në furnizim me barna, material shpenzues dhe masa mbrojtëse kundër Covid-19”, thuhet në njoftim.

Mes tjerash, drejtori i ShSKUK-së, ka thënë se po zbatojnë planin për menaxhim të situatës me Covid-19, në QKUK, por edhe në spitalet e përgjithshme, në të cilat kapacitetet për trajtim të pacientëve me Covid-19, janë zgjeruar sipas nevojave që janë paraqitur.

Ai theksoi se njëra nga synimet ka qenë që spitalet të trajtojnë pacientët me Covid-19 dhe mos të ngarkohet QKUK, e kjo ështē duke u realizuar me sukses.

Duke folur edhe për rëndësinë e vaksinimit, ai ka ftuar të gjithë qytetarët që të vaksinohen, ngase është mundësia e vetme për ta mundur virusin dhe për ta tejkaluar këtë situatë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?