Sot nisin zgjedhjet në Rusi

Sot nisin zgjedhjet në Rusi

Rusët do t’iu drejtohen kutive të votimit nga e premtja për zgjedhje parlamentare që mund të shërbejnë si mundësi për ta shprehur zemërimin e popullit rreth vështirësive ekonomike, shtypjes së kundërshtarëve të pushtetit dhe menaxhimit të pandemisë. Megjithatë, partia në pushtet, “Rusia e Bashkuar”, e cila de facto kontrollohet nga presidenti Vladimir Putin, ka gjasë […]

Megjithatë, partia në pushtet, “Rusia e Bashkuar”, e cila de facto kontrollohet nga presidenti Vladimir Putin, ka gjasë që ta gjejë rrugën për ta vazhduar mbajtjen e kontrollit të Dumës Shtetërore, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.

Përderisa është shfaqur i ashpër ndaj medieve të pavarura dhe opozitës, Kremlini po mundohet që të zgjidhë një problem të thjeshtë matematikor: si t’i rrisë shifrat e partisë në pushtet, e cila në anketa ka dalë gati më së keqi në historinë e saj.

Para zgjedhjeve, të cilat do të mbahen për tri ditë radhazi, është vërejtur rritje e përkrahjes për Partinë Komuniste. Aleatët e figurës kryesore opozitare, Alexei Navalny, kanë bërë thirrje që të votohen kryesisht kandidatët e Partisë Komuniste, e cila pritet të dalë e dyta, me qëllim që të dëmtohet në vota partia në pushtet.

Në javët e fundit, sipas anketave, Partia Komuniste do të marrë rreth 19 për qind të votave, kryesisht për shkak të mosrritjes së pagave nga qeveria dhe rritjes së çmimeve, në anën tjetër. Pavarësisht se ka sjellë disa figura të reja, Partia Komuniste në të kaluarën ka qenë e afërt me partinë në pushtet dhe ende e ka kryetarin e vjetër, Gennady Zyuganov, i cili më 1996 kishte garuar kundër Boris Yeltsin-it.

Sipas anketave, “Rusia e Bashkuar” do të marrë më pak se 30 për qind të votave. Figurat kryesore opozitare janë burgosur, diskualifikuar nga gara ose janë larguar nga vendi, duke krijuar kështu një mjedis më të lehtë për fitoren e partisë në pushtet.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?