Sot Kosovës i përfundon moratoriumi për njohje dhe aplikim në organizata ndërkombëtare

Sot Kosovës i përfundon moratoriumi për njohje dhe aplikim në organizata ndërkombëtare

Kosova që nga sot mund të fillojë lobimin për njohje diplomatike nga shtetet e tjera, si dhe për anëtarësim, në rast se nuk merren parasysh kërkesat e SHBA’së për vazhdim të moratoriumit nga Qeveria. Kjo, pasi që 4 shtatori është data e skadencës së moratoriumit një-vjeçar në kuadër të marrëveshjes së Uashingtonit, i cili kërkoi […]

Kosova që nga sot mund të fillojë lobimin për njohje diplomatike nga shtetet e tjera, si dhe për anëtarësim, në rast se nuk merren parasysh kërkesat e SHBA’së për vazhdim të moratoriumit nga Qeveria.

Kjo, pasi që 4 shtatori është data e skadencës së moratoriumit një-vjeçar në kuadër të marrëveshjes së Uashingtonit, i cili kërkoi mos-anëtarësim në organizata ndërkombëtare dhe lobim për njohje, shkruan Gazeta Express.

Moratoriumi në marrëveshjen e nënshkruar nga dy shtetet vitin e kaluar nën administrimin e ish-presidentit Donald Trump parashihej edhe për Serbinë që të mos vazhdonte fushatën kundër Kosovës.

“Kosova (Prishtina) do të pajtohet që ta zbatojë një moratorium njëvjeçar, për të mos kërkuar anëtarësim të ri në organizata ndërkombëtare. Serbia (Beogradi) do të pajtohet ta zbatojë një moratorium njëvjeçar mbi fushatën e saj për çnjohje dhe do të përmbahet nga kërkesa zyrtare ose jozyrtare ndaj ndonjë vendi ose organizate ndërkombëtare, që të mos e njohë Kosovën (Prishtinën) si shtet të pavarur. Të gjitha marrëveshjet për të hequr dorë do të hyjnë në fuqi menjëherë”, thuhej në një nga pikat e marrëveshjes.

Në anën tjetër, përgjatë ditës Departamenti Amerikan i Shtetit ka kërkuar nga Kosova dhe Serbia që të vazhdohet moratoriumi lidhur me çështjet e njohjes.

“Në mënyrë që të mbështetet suksesi i dialogut dhe përpjekjeve të tjera, ne inkurajojmë të dy palët që të mbajnë moratoriumin e tyre mbi çështjen e njohjeve që komplikon përparimin në fushat teknike”, tha një zëdhënës i DASH-it gjatë së premtes.

Po ashtu, nga DASH-i kanë kërkuar respektimin e detyrimeve të dala nga Marrëveshja së Uashingtonit edhe këtë vit nga të dy shtetet.

Nga Qeveria Kurti nuk ka pasur ende asnjë deklarim karshi kësaj kërkese, ndonëse e njëjta ka kontestuar disa nga pikat e kësaj marrëveshjeje. Po ashtu, përgjatë muajit gusht në Kuvendin e Kosovës nuk ka arritur të kalojë rezoluta për zbatimin e Marrëveshjes së Uashingtonit, të cilën e kundërshtuan partia në pushtet.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?