Si janë të organizuar talebanët?

Si janë të organizuar talebanët?

Pas dy dekada luftërash pothuajse të vazhdueshme dhe shkatërrimesh, talebanët tashmë po përballen me nevojën për të kuptuar se si të qeverisin kombin e pazhvilluar dhe të varfëruar që sapo kanë rimarrë. Por një pasqyrë e parashikimeve se si mund të rrjedhin ngjarjet, mund të krijohet duke i hedhur një vështrim më të ngushtë udhëheqjes […]

Rikrijimi i këshillit drejtues të talebanëve pas 11 shtatorit

Ardhja e talebanëve në krye të vendit gjatë javëve e fundit, ishte po aq e shpejte sa edhe rënia e tyre nga ndërhyrja e forcave të koalicionit ndërkombëtar në vitin 2001. Ndërhyrja e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara shkatërroi komandën organizative të talebanëve dhe shporri udhëheqjen e tyre.

Luftëtarët e talebanëve u përzjenë me popullsinë ose u zhvendosën me refugjatët në Pakistanin fqinj. Sipas një libri të shkruar nga një anëtar i lartë i talebanëve, Abdul Hai Mutmain, në vitin 2016, vetëm në maj 2002 udhëheqësi i tyre suprem, mullah Muhammad Omar, ishte në gjendje të mblidhte disa ndihmës të lartë dhe të krijonte një këshill udhëheqës për të drejtuar rezistencën kundër Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj.

Anëtarët e atij këshilli ishin Mullah Akhtar Muhammad Usmani, Mullah Abdul Lateef Mansur, Mullah Akhtar Muhammad Mansur, Mullah Dadullah Khund, Mullah Jalaluddin Haqqani, Mullah Abdul Kabeer, Mullah Hamdullah Nani, Mullah Muhamman Hhamham Hass Ameer Khan Mutaqi.

Mullah Abdul Ghani Baradar dhe Mullah Obaidullah Akhund u emëruan emirët (titull i lartë) e parë dhe të dytë të tij. Këshilli udhëheqës shërben më tepër si një kabinet qeveritar që drejton të gjitha çështjet e grupit duke iu nënshtruar miratimit nga udhëheqësi suprem.

Në shkurt të vitit 2007 Obaidullah Akhund u arrestua nga agjencitë e inteligjencës pakistaneze dhe u pasua nga Akhtar Muhammad Mansur si zëvendës i Mullah Baradarit. Zbulimi pakistanez e arrestoi Baradarin tre vjet më vonë, dhe Mansur e pasoi atë si nënkryetar suprem dhe kreu i këshillit udhëheqës.

Pasi talebanët njoftuan vdekjen e Mullah Omarit në 2015, Mansur u bë udhëheqësi suprem i talebanëve dhe emëroi dy zëvendës – Shaikh Hibatullah Akhundzada, emiri aktual i talebanëve dhe Mullah Sirajuddin Haqqani – kreu i rrjetit Haqqani.

Pas vrasjes së Mansurit nga një sulm amerikan me dron në maj 2016 në Pakistan, Shaikh Akhundzada e pasoi atë dhe emëroi Mullah Yaqoob Omari, djalin e emirit themelues të tij, Mullah Umar – të shërbejë si zëvendës përkrah Haqqanit.

Kur Baradari u lirua nga një burg pakistanez në 2018, Akhundzada e bëri atë një zëvendës të tretë përgjegjës për çështjet politike. Kjo strukturë udhëheqëse mbetet në vend, me Shaikh Hibatullah Akhundzada që shërben si udhëheqës suprem, i ndihmuar nga tre zëvendës – Mulawi Yaqoob Umari, Shaikh Sirajuddin Haqqani dhe Mulawi Abdul Ghani Baradar.

Burokracia talebane

Muhammad Ahsas, një zyrtar i talebanëve në dijeni të ketyre çështjeve, i tha Zërit të Amerikës se talebanët i kanë ndarë 34 provincat e Afganistanit në dy degë administrative, në jug dhe juglindje. Jugu përfshin 14 provinca dhe bie nën autoritetin e Umarit.

Juglindja përfshin 20 provincat e mbetura dhe administrohet nga Haqqani. Çdo krahinë është e ndarë në tetë zona, të cilat nga ana e tyre janë të ndara në rrethe të ngjashme me ato që tashmë ekzistojnë. Mutmain shkruan në librin e tij se talebanët caktuan në vitin 2005 guvernatorët provincial.

Guvernatori i caktuar nga talebanët për Kunarin, Haji Usman Turabi, njoftoi në një tubim të madh publik muajin e kaluar se këto komisione tani ishin përgjegjëse për drejtimin e krahinës. Qytetarëve iu tha se duhet të kontaktojnë komisionin përkatës për të kërkuar çdo shërbim që mund të kenë nevojë.

Sipas Mutmainit, tre komisionet e para talebane ishin ushtarakë, ekonomike dhe kulturore, të krijuara në 2004. Studiuesi afgan Fazelminallah Qazizai thotë se komisioni më i madh dhe më domethënës i talebanëve është komisioni ushtarak. Nënkryetari i talebanëve, Mullah Yaqoob Umari, kryeson atë komision me tre zëvendës – Maulawi Sadar Ibrahim, Maulawi Abul Kayum Zakir dhe Qari Fasihuddin. Që të tre janë komandantë të lartë ushtarakë. Fasihuddin është komandanti i lartë për nëntë provincat veriore dhe është i përkatësisë etnike taxhike.

Qazizai thotë se komisioni tjetër më i rëndësishëm është ai ekonomik, i cili ashtu si komisioni ushtarak, merret me kontrabandën e drogës, një burim i rëndësishëm i të ardhurave për talebanët. Komisioni i zbulimit është më i vogël, por gjithashtu konsiderohet i rëndësishëm. Ky komision merret me teknologjinë e dronëve dhe armatimeve të tjera moderne.

Sipas Ahsas, komisionit të medias dhe kulturës i mungon buxheti i madh që ka komisioni i zbulimit ose struktura e madhe organizative që ka komisioni ushtarak, por gjithashtu konsiderohet jetik.

Komisioni politik, ndërkohë, është aktualisht më i rendësishmi, për shkak të ndërveprimit të tij të përditshëm me mediat ndërkombëtare. Komisioni operon nën drejtimin e Baradarit dhe ka disa udhëheqës të lartë duke përfshirë Mohammad Abbas Stanekzai, Suhail Shaheen dhe Shaikh Shahabuddin Dalawar./VOA

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?