Shtyrja e vitit të ri shkollor: PDK kritikon Qeverinë Kurti për mungesë plani për mësimin online

Shtyrja e vitit të ri shkollor: PDK kritikon Qeverinë Kurti për mungesë plani për mësimin online

Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Muzafer Shala në një konferencë për media ka kritikuar qeverinë për dështimin e vitit të ri shkollor, si pasojë e keqmenaxhimit të situatës me pandeminë dhe mungesës së një plani konkret të veprimit. Shala tha se sot me 1 shtator, ditën kur gjithmonë në Kosovë ka filluar […]

Shala tha se sot me 1 shtator, ditën kur gjithmonë në Kosovë ka filluar viti i ri shkollor, rreth 25 mijë nxënës, të shoqëruar nga prindërit e tyre do të duhej të fillonin klasën e parë, por Ministrja e Arsimit nuk ka ndërmarrë asnjë hap konkret për të punuar në krijimin e kushteve për fillimin e vitit të ri shkollor.

“E njëjta qeveri ka qenë në pushtet edhe vitin e kaluar kur filloi pandemia dhe sot mund të konstatojmë pa asnjë dilemë se kemi humbur një vit shkollor për nxënësit e Kosovës dhe tani po rrezikojmë ta humbim edhe një vit tjetër. Duke e ditur tash e disa muaj se varianti delta i virusit po i prekë lehtësisht edhe fëmijët dhe shpërndarja e tij po del të jetë e frikshme, Institucionet Ndërkombëtare të Shëndetësisë kanë rekomanduar që vaksinimi të filloj të bëhet edhe për fëmijët prej moshës 12 vjeçare. Por, fatkeqësisht, Ministria e Arsimit nuk ka ndërmarrë asnjë hap për t’u koordinuar me Ministrinë e Shëndetësisë për të siguruar vaksinim të nxënësve prej moshës 12 deri 18 vjeç që në vendin tonë në këtë grup-moshë janë 165 mijë nxënës. Nga ana tjetër ende nuk ka përfunduar as vaksinimi i gjithë mësimdhënësve, ndërsa Ministria e Arsimit ka dalë me qëndrim se mësimi me prezencë fizike do të filloj më 13 shtator. “, tha Shala.

Ai ka akuzuar Ministrinë e Arsimit për papërgjegjësi duhe thënë se sot nuk ka prezantuar asnjë plan për mësim online në kohën kur bota po lëvizë drejt Edukimit 3.0 dhe Klasave hibride dhe në një kohë kur në bazë të raporteve të institucioneve që merren me analizën e të dhënave, në Kosovë përdorimi i Internetit ishte mbi 95% në Janar 2021.

“Me të gjitha këto parakushte dhe me mundësinë qe e ofron GOOGLE përmes platformës “Bazat e Edukimit” e që është falas, Ministrja Arbërie Nagavci dhe kabineti i saj janë treguar të paaftë për të menaxhuar me arsimin. I bëjmë thirrje Ministrisë së Arsimit dhe Qeverisë së Kosovës që të sigurojnë mbarëvajtje të mësimit online për nxënësit e Kosovës deri në sigurimin e vaksinave të munguara për qytetarët. Nxënësit nuk duhet të humbin më shumë sepse edhe ashtu janë dëmtuar tepër shumë vitin e kaluar me një organizim të dobët të procesit mësimor.”, theksoi Shala.

PDK konsideron se MASHTI nuk guxon t’i lë jashtë koordinimit mësimdhënësit e Kosovës dhe duhet të siguroj cilësi të mirëfilltë të mësimit online i cili duhet të përfshijë edhe trajnimin e vazhdueshëm të mësimdhënësve për mësim online, pajisjen e nxënësve në nevojë me pajisje teknologjike, digjitalizim të literaturës shkollore.

“Në këtë periudhë të vështirë pandemike, Ministria e Arsimit duhet të ketë po ashtu plan konkret të mënyrës së digjitalizimit të komunikimit efikas ndërmjet Drejtorive Komunale të Arsimit, Sindikatës dhe prindërve.Sipas tij, në këtë periudhë të vështirë, Ministria e Arsimit duhet të ketë plan konkret të mënyrës së digjitalizimit të komunikimit efikas ndërmjet Drejtorive Komunale të Arsimit, Sindikatës dhe prindërve.”, përfundoi Shala.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?