Shqiptarët këtë vit pinë më shumë alkool, kafe e pije energjike

Shqiptarët këtë vit pinë më shumë alkool, kafe e pije energjike

Gjatë 2021 shqiptarët kanë konsumuar më shumë pije alkoolike, kafe dhe pije energjike. Sipas doganave, importi i pijeve alkoolike në Shqipëri u rrit me 71 përqind në periudhën Janar-Korrik 2021, në krahasim me 7-mujorin e vitit 2020, ku konsumi shënoi një rënie me 42 përqind për shkak të karantinës totale. Gjatë vitit 2020, pijet alkoolike […]

Gjatë 2021 shqiptarët kanë konsumuar më shumë pije alkoolike, kafe dhe pije energjike.

Sipas doganave, importi i pijeve alkoolike në Shqipëri u rrit me 71 përqind në periudhën Janar-Korrik 2021, në krahasim me 7-mujorin e vitit 2020, ku konsumi shënoi një rënie me 42 përqind për shkak të karantinës totale.

Gjatë vitit 2020, pijet alkoolike ishin produkti që u godit më shumë nga pandemia kjo edhe për shkak të mbylljes së bareve dhe sidomos klubeve të natës.

Por ky vit ka sjellë një rritje të konsumit të tyre, edhe në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2019 pasi ka zgjerim me rreth 51 përqind. Prodhimi vendas ishte 445 mijë litra për Janar-Korrik 2021, me rritje 53 përqind me bazë vjetore, por që ende është 18 përqind më i ulët se në 2019.

Por sipas Monitor, jo vetëm pijet alkoolike por edhe kafeja dhe pijet energjike kanë pësuar një rritje të ndjeshme gjatë 7-mujorit të këtij viti. Sipas doganave në periudhën Janar-Korrik 2021 u importuan rreth 5 mijë ton kafe me një rritje prej 10 përqind në raport me të njëjtën periudhë të 2020-s.

Importi i pijeve energjike për periudhën Janar-Korrik arriti 9.5 milionë litra, me një rritje prej 37 përqind në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Edhe gjatë 7-mujorit të vitit të mëparshëm, që përkon me periudhën kur vendi ishte në karantinë, sërish konsumi i këtij produkti ishte në rritje, me importet për 7-mujorin që u zgjeruan me 23 përqind në krahasim me vitin normal 2019./TVKLAN/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?