Shpend Ahmeti: Dështuam në vaksinim, ju thamë prej korrikut 2020

Shpend Ahmeti: Dështuam në vaksinim, ju thamë prej korrikut 2020

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë një status qortues në Facebook në të cilën ka shprehur të dhëna jo aq të sakta. Ai ka pretenduar se gjatë katër ditëve të fundit janë regjistruar 104 vdekje, megjithëse shifra e saktë është 100. Po ashtu, z. Ahmeti ka përmendur skadimin e afatit të vaksinave AstraZeneca të […]

Ai ka pretenduar se gjatë katër ditëve të fundit janë regjistruar 104 vdekje, megjithëse shifra e saktë është 100.

Po ashtu, z. Ahmeti ka përmendur skadimin e afatit të vaksinave AstraZeneca të dhuruara nga Norvegjia.

Kryetari i Prishtinës ka deklaruar që 50 milionë qytetarë britanikë janë vaksinuar me AstraZeneca, megjithëse nuk ka treguar se ku mbështetet për një gjë të tillë.

Deri tash, 48 milionë qytetarë britanikë janë vaksinuar me doza të vaksinave që janë në dispozicion, përcjell Periskopi.

Ai ka deklaruar që prej korrikut të 2020-s ka kërkuar që fokusi të jetë në vaksinë.

Statusi i plotë:

104 vdekje për katër ditë!

Në ditët kur shkatërrohen mbi 130 mijë vaksina e refuzohen qindra mija falas nga shtetet e tjera.

Mbi 50 milion britanezë janë vaksinuar me A. Zeneca, mbi 100 milion amerikanë me Pfeizer.  Leni teoritë e facebookut.  E vërteta është se me vaksinë je më i mbrojtur se pa vaksinë.  Fatkeqësi ka qenë me vdek kur ska pas vaksinë. tash është Tragjedi me vetëdije!

prej korrikut të vitit 2020 kemi kërkuar që fokusi të jetë vetëm në vaksinë.  Atëherë jemi përqeshur.  Por është prej atyre rasteve kur je i pikëlluar pse e kemi pasur mirë.

kemi dështuar edhe në sigurimin e vaksinave edhe në vaksinim.  Mos ta bëjmë këtë tragjedi edhe më të madhe!

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?