Shefi i policisë kriminale spanjolle tronditë me deklaratën për shqiptarët

Shefi i policisë kriminale spanjolle tronditë me deklaratën për shqiptarët

Shqiptarët janë sekserët e kanabisit në Europë, tha shefi i Divizionit të Hetimeve Kriminale të Skuadrës së Lëvizshme të Policisë Spanjolle, Ramón Chacón, gjatë një konference për mediat ku dha detaje për megaoperacionin kundër trafikimit të kanabisit në Spanjë, ku ishin të përfshirë edhe një numër i madh shqiptarësh. “Operacioni zgjati 1 vit dhe është […]

“Operacioni zgjati 1 vit dhe është operacioni më i madh kundër mafies shqiptare. Është e rëndësishme sepse, normalisht kemi shumë plantacione kanabisi. Ne jemi eksportues në Europë, kërkesa nga Gjermania është në rritje. Shqiptarët që vijnë këtu janë sekserët e marijuanës, sepse kontaktojnë mafien spanjolle që merret me ngritjen e shtëpive të barit dhe më pas gjejnë blerësit. Prandaj është e rëndësishme që të bashkëpunojmë me policinë shqiptare”, tha Chacón.

“Kjo drogë që prodhohet këtu, shkon në Gjermani dhe prej andej në vende të tjera të Europës.  Ne jemi eksportuesit numër 1 të marijuanës, nuk është krenari. Por problemi është se importojmë krim të organizuar dhe eksportojmë marijuanë. Vijnë te ne anëtarë të krimit të organizuar nga Shqipëria, Suedia, Gjermania, Belgjika, Britania. Të gjithë këta janë shumë të dhunshëm dhe konfliktohen me njëri-tjetrin për marijuanën. Kjo ka bërë që të rritet edhe kërkesa për armë, çka ka sjellë një rënie të çmimit të tyre në tregun e zi. Kjo rrit edhe vrasjet”.

Policia shqiptare dhe ajo spanjolle kanë realizuar një operacion të përbashkët kundër trafikimit të lëndëve narkotike, ku janë arrestuar 107 persona, pjesë më e madhe të cilëve shqiptarë, të dyshuar të përfshirë në krimin e organizuar në fushën e drogës.

Gjatë këtij megaoperacioni u kryen kontrolle në 51 ambiente, nga të cilat 23 plantacione/shtëpi bari, u asgjësuan rreth 25.000 bimë narkotike kanabis, u sekuestruan 938 kg boçe kanabisi, një detonator, dy armë zjarri, tri mjete luksoze, një bllokues valësh, 68.760 euro etj.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?