Rast i izoluar: Kosovari nga Gjermania, në kujdes intensiv, pavarësisht vaksinimit

Rast i izoluar: Kosovari nga Gjermania, në kujdes intensiv, pavarësisht vaksinimit

Sipas Institutit Robert Koch, Xhavit Ismajli është një nga 0.03 për qind të më se 50 milionë të vaksinuarve në Gjermani të cilët megjithatë janë infektuar Edhe pse kishte bërë vaksinimin e plotë vetëm disa javë më parë një shqiptar 50 vjeçar i Kosovës me qëndrim në Bavari, u sëmur nga korona. Atij ju desh […]

Edhe pse kishte bërë vaksinimin e plotë vetëm disa javë më parë një shqiptar 50 vjeçar i Kosovës me qëndrim në Bavari, u sëmur nga korona. Atij ju desh të kurohej në njësinë e kujdesit intensiv, shkruan pnp.de. Bëhet fjalë për një rast të pazakontë, thonë mjekët.

Xhavit Ismajli kishte shijuar pushimet e tij në Kosovë, vendlindjen e tij – të paktën në ditët e para. Atëherë 50-vjeçari nga Landau an der Isar vuri re se nuk mund të nuhaste më asgjë, transmeton albinfo.ch. “Papritur më filloi të më dhimbte i gjithë trupi. Kisha dhembje në gjymtyrë”, kujton ai. Shenjat tipike këto të infeksionit me koronavirus.

Pastaj ai u nis për në shtëpi (Gjermani) dhe ju desh të shkonte në njësinë e kujdesit intensiv. Kjo po ndodhte përkundër faktit se Ismajli tashmë ishte vaksinuar plotësisht. Pas kthimit të tij në Gjermani, gjendja e tij vazhdoi të përkeqësohej. Gruaja e tij mori vendimin e duhur: ajo e çoi burrin e saj në spital, në Donau-Isar-Klinikum në Deggendorf, shkruan Passauer Neue Presse (PNP).

Diagnoza që mori atje ishte: Varianti delta i koronavirusit. Ai vuante nga pneumonia. Kjo ishte një tronditje për 50-vjeçarin që ishte vaksinuar vetëm disa javë më parë. Ismajlit i ishte dhënë vaksina nga Johnson & Johnson  – sipas ekspertëve, një dozë e vetme vaksine është e mjaftueshme që ky përbërës aktiv nga Britania e Madhe të ofrojë mbrojtje të plotë nga vaksinimi.

Është e mundur të veprojë virusi pavarësisht vaksinimit por rreziku i sëmundjes minimizohet ndjeshëm përmes mbrojtjes nga vaksina. Efektet e sëmundjes gjithashtu zvogëlohen. Siç raporton Instituti Robert Koch, Ismajli është një nga 0.03 për qind e më shumë se 50 milionë njerëzve të vaksinuar në Gjermani të cilët megjithatë ishin infektuar me virusin, deri më 1 shtator.

Një rrjedhë kaq e rëndë e sëmundjes siç është përvoja e Ismajlit është edhe më e rrallë: ai ishte në njësinë e kujdesit intensiv të klinikës për një javë. Nganjëherë atij i ishte dashur të ventilohej me oksigjen.

“Nuk e kisha menduar se do të më godiste aq keq pa pasur ndonjë sëmundje të mëparshme,” thotë Ismajli për gazetën.

Pas shtatë ditësh në njësinë e kujdesit intensiv, ai u lejua të kthehej në shtëpi ku filloi karantinën. Gjendja e tij është përmirësuar, thotë ai vetë. Megjithatë, ai ende ka vështirësi në frymëmarrje dhe e përcjell një kollë e vazhdueshme. Kur flet gjatë, ai ka nevojë për pushime të rregullta për t’u çlodhur.

Xhavit Ismajli u bën thirrje njerëzve se për mbrojtje nuk mjafton të mbështetemi vetëm në vaksinimin, përcjell albinfo.ch. Në jetën e përditshme, edhe njerëzit që gëzojnë mbrojtje të plotë nga vaksinimi duhet të jenë të kujdesshëm dhe t’u përmbahen rregullave të mirënjohura AHA. Megjithatë, ai e relativizon rastin e tij: “Nuk e di se çfarë do të bëhej me mua po të mos isha vaksinuar”.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?