Raporti i Pandemisë: 32 të vdekur për 24 orë në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e 24 orëshit të fundit të përballjes së vendit me pandeminë. 32 qytetarë kanë humbur jetën pas infektimit me Covid-19, raporton Ministria. 1612 qytetarë kanë rezultuar pozitivë, derisa 2460 qytetarë janë shëruar, përcjell Periskopi. Për 24 orë janë dhënë edhe 20 mijë e 618 doza të vaksinës. Statusi […]
32 qytetarë kanë humbur jetën pas infektimit me Covid-19, raporton Ministria.
1612 qytetarë kanë rezultuar pozitivë, derisa 2460 qytetarë janë shëruar, përcjell Periskopi.
Për 24 orë janë dhënë edhe 20 mijë e 618 doza të vaksinës.
Statusi i plotë:
02 Shtator 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 20.618 doza të vaksinës kundër COVID-19.
ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 862.224 doza të vaksinës.
ℹ Deri më sot 291.645 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
ℹ Nga 13.953 testime, 1.612 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 32 raste të vdekjes.
ℹ Sot janë shëruar 2.460 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 119.471.
ℹ Në total numri i rasteve aktive është 26.524.












