Raporti 24 orësh: Burrat kosovarë sulmuan ‘vetëm’ gjashtë gra, njëra e mitur

Edhe në raportin e sotëm 24 orësh të dhunës në familje të Policisë së Kosovës vërehet një shtim i rasteve kur burrat sulmojnë gratë. Dy raste kanë ndodhur në Podujevë. Në të dy rastet burrat kanë rrahur gratë e tyre. Në njërin, burri kosovar është raportuar të jetë edhe përdorues i substancave narkotike. Dhuna në […]
Dy raste kanë ndodhur në Podujevë. Në të dy rastet burrat kanë rrahur gratë e tyre. Në njërin, burri kosovar është raportuar të jetë edhe përdorues i substancave narkotike.
Dhuna në familje me dy raste ka qenë e pranishme edhe në Prizren. Një burrë që nuk kuptohet se çfarë marrëdhënie familjare ka me viktimën e ka kanosur atë dhe i ka dëmtuar automjetin. Një tjetër ka ushtruar dhunë psiqike dhe ka kanosur gruan e tij, përcjell Periskopi.
Pak kilometra larg Prizrenit, në Suharekë një djalë ka rrahur babain.
Dy raste ishin edhe në Gjakovë. Dy të dyshuar, njëri prej të cilëve i mitur, kanë sulmuar fizikisht një vajzë të mitur.
Në rastin tjetër, një gjakovar e ka rrahur po ashtu gruan e tij. /Periskopi












