Qeveria i paguan qindra serbë pa punuar fare, buxheti i shtetit dëmtohet mbi një milion euro në vit

Qeveria i paguan qindra serbë pa punuar fare, buxheti i shtetit dëmtohet mbi një milion euro në vit

Mbi një milion euro janë shpenzuar vitin e kaluar duke iu dhënë paga 211 pjesëtarëve të komunitetit serb, pa punuar fare.Ky shpenzim i parasë publike është evidentuar nga auditorët e shtetit dhe ka zënë vend në Raportin financiar të Qeverisë për buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2020. “Me rastin e testimit të pagave, […]

“Me rastin e testimit të pagave, respektivisht vijueshmërisë në punë të të punësuarve, është identifikuar se 211 punonjës të sistemuar në shtatë ministri, janë paguar gjatë tërë vitit në një shumë totale prej 1,014,005 €, pa vijuar fare në punë”, thuhet në raport.

Ky staf, që dikur ishte pjesë e “Mbrojtjes Civile”, një strukturë paralele serbe në Kosovë, ishte shpërndarë nëpër ministri si rezultat i Marrëveshjes së Brukselit të vitit 2016, në mes Kosovës dhe Serbisë, por që futja e tyre në listën e pagave ishte bërë para se të krijoheshin kushtet normale për punë.“Ky problem është i pranishëm për vite me radhë dhe ne kemi dhënë rekomandime për këtë çështje, por i njëjti nuk është adresuar as në vitin 2020. Çështja ka mbetur e pa zgjidhur dhe po përcillet nga viti në vit”, kanë përkujtuar auditorët, shkruan Infokus.

Sistemimi në institucione shtetërore të Kosovës i këtyre ish-strukturave paralele serbe ishte bërë me qëllim që ato ta shuajnë aktivitetin e tyre.Por, pavarësisht se pjesëtarët e atyre strukturave marrin paga pa punuar fare, në realitet nuk ka ndodhur shuarja e strukturave paralele.Këtë e ka pohuar vetë zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi, pas një takimi në Bruksel, gjatë muajit korrik.Ai ka bërë të ditur se në prani të palës serbe i ka radhitur të gjitha strukturat ilegale paralele të Serbisë në Kosovë, si në politikë, siguri, arsim, shëndetësi, ekonomi dhe financa.“Kam vërtetuar që me kohë se Serbia jo që ka punuar në shuarjen e tyre, por i ka fuqizuar të njëjtat”, ka thënë Bislimi.

Serbia nga buxheti i saj edhe për vitin 2021 ka ndarë 91.8 milionë euro për financimin e institucioneve paralele dhe aktiviteteve të saj në Kosovë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?