Qeveria ende pa përgjigje për projektin e gazit natyror

Qeveria ende pa përgjigje për projektin e gazit natyror

Greqi-Maqedoni e Veriut-Kosovë. Pak a shumë, kjo mund të jetë rruga e tubacionit të gazit natyror që vjen nga shteti helen. Projekti gjigant amerikan parasheh shtrirjen e gazit të lëngshëm në Ballkan, duke prishur kështu monopolin rus në këtë fushë. Projekti gjigant amerikan parasheh shtrirjen e këtij burimi të energjisë edhe në Kosovë, pasi këtu, […]

Pak a shumë, kjo mund të jetë rruga e tubacionit të gazit natyror që vjen nga shteti helen. Projekti gjigant amerikan parasheh shtrirjen e gazit të lëngshëm në Ballkan, duke prishur kështu monopolin rus në këtë fushë.

Projekti gjigant amerikan parasheh shtrirjen e këtij burimi të energjisë edhe në Kosovë, pasi këtu, ky sektor bazohet më së shumti në qymyr.

Kjo do të shënohej si arritje në diversifikimin e energjisë dhe përdorimin e gazit natyror në industri e në prodhim të rrymës.

Korporata e Sfidave të Mileniumit MÇ, e cila është një nga financueset e gazpërçuesit, qysh në maj të këtij viti ka shfaqur interesim për të dialoguar me qeverinë e Albin Kurtit për këtë çështje.

Por, kjo e fundit nuk ka ndërmarrë ndonjë hap për ta shtyrë atë përpara.

Madje, as Klan Kosovës nuk ka i ka kthyer përgjigjje lidhur me temën. Përgjigje nuk ka kthyer ende as qeveria greke.

Ndërsa Ambasada Amerikane në Prishtinë shpjegoi se ky projekt nuk ka të bëjë me gazin e lëngshëm natyror të SHBA-së. Ndërsa shtoi se tubacioni i lidhur me Greqinë do ta përdorë përkohësisht gazin, derisa të jetë gati për përdorim të hidrogjenit, pas 30 vjetësh, kur edhe do të dekarbonizohet.

Projekti strategjik, sipas Arian Zekës nga Oda Ekonomike Amerikane, derivon edhe nga Marrëveshja e Uashingtonit, ku thuhet se Kosova dhe Serbia do t’i diversifikojnë furnizimet me energji.

Zeka vlerëson se Prishtina duhet ta dinamizojë angazhimin për të përfituar nga ky projekt.

“Nevoja e diversifikimit të qeverisë ose përmbushjes së marrëveshjes së Washingtonit, është Qeveria e Kosovës që duhet të ketë qëndrim më të qartë”, thotë ai.

Në anën tjetër, edhe emisari i ri amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka theksuar se Marrëveshja e Uashingtonit vazhdon të jetë valide për administratën e Joe Biden.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?