Prokurori i Specializuar, Jack Smith: ZPS-ja përqendrohet vetëm tek individët, jo tek UÇK-ja

Prokurori i Specializuar, Jack Smith: ZPS-ja përqendrohet vetëm tek individët, jo tek UÇK-ja

Në deklaratën e tij hyrëse në fillim të gjykimit të parë që po zhvillohet në Dhomat e Specializuara, në çështjen gjyqësore kundër Salih Mustafës, Prokurori Xhek Smith i përshkroi Dhomat e Specializuara të Kosovës si një gjykatë që “u frymëzua nga zërat kosovarë dhe u krijua nga akte të popullit të Kosovës” dhe që është […]

Prokurori Smith theksoi se puna e një prokurori lidhet me përgjegjësinë individuale për krime që mund të provohen jashtë dyshimit të arsyeshëm dhe se në Dhomat e Specializuara përgjegjësia penale për krime është personale. “ZPS-ja nuk ngre akuza kundër UÇK-së apo kundër luftës që bëri ajo për pavarësinë e Kosovës. Nuk është as detyra, e as dëshira e ZPS-së apo e imja për ta bërë këtë,” tha Prokurori Smith.

“Si prokuror, është jashtë kompetencave të mija që të argumentoj apo vendos se cilat luftëra ishin të drejta dhe cilat jo, por mund të them se krimet e luftës nga një palë nuk përligjin krimet e luftës të palës tjetër,” shtoi Prokurori Smith. “Por, çka mund të jetë më e rëndësishme, unë gjithashtu e di se e vërteta kurrë nuk e dëmton një kauzë që është e drejtë.”

Prokurori Smith e bëri të qartë pikëpamjen e tij se kjo duhet të jetë një gjykatë për viktimat dhe rreth viktimave. Duke nënvizuar se shumë viktima “janë detyruar të presin dy dekada për të kërkuar drejtësi për krimet e kryera ndaj tyre dhe pjesëtarëve të familjeve të tyre që nuk janë më në mesin tonë,” ai shpjegoi se: “Nëse duam t’ju shërbejmë këtyre viktimave siç duhet, nuk duhet të ketë kurrë një datë skadimi në lidhje me përgjegjësinë.”

Në lidhje me viktimat në çështjen kundër z. Mustafa, Prokurori Smith vuri në dukje se, ndërsa në çështje të tjera që ka paraqitur ZPS-ja viktimat ishin një grup i përzier, shqiptarë, serbë, romë dhe persona me kombësi të tjera të Kosovës, të gjitha viktimat e të akuzuarit ishin bashkëpatriotë shqiptarë të Kosovës.

Prokurori Smith tha se: “Këta persona nuk ishin armiq të shtetit të Kosovës, ata nuk ishin spiunë. Ata ishin bashkëpjesëtarë të komunitetit, shqiptarë të pafajshëm të Kosovës krimi i vetëm i të cilëve ishte se konsideroheshin, për një arsye a një tjetër, si pengesë për UÇK-në dhe disa udhëheqës të caktuar të saj, dhe si rrjedhim etiketoheshin si bashkëpunëtorë.

“E vërteta, siç do të parashtrohet para kësaj Gjykate javët e ardhshme, është se udhëheqës të caktuar të UÇK-së, përfshirë z. Mustafa, përdorën pushtetin e tyre për të viktimizuar dhe brutalizuar bashkëpatriotë kosovarë, përfshirë individë krimi i vetëm i të cilëve ishte se kishin pikëpamje politike të ndryshme nga ato të UÇK-së dhe udhëheqësve të saj.”

Prokurori Smith theksoi se procedurat kundër z. Mustafa duhen kryer në përputhje me standardet më të larta ndërkombëtare dhe u kërkoi kritikuesve të Gjykatës që të ndjekin se si funksionon ajo, si gjatë gjykimit të tanishëm ashtu edhe gjatë atyre që do të vijojnë, para se të japin një gjykim për të.

“Puna e kësaj gjykate paraqet një mundësi,” tha ai. “Një mundësi për Kosovën për t’i lënë pas problemet e kësaj lufte një herë e përgjithmonë. Një mundësi për viktimat që t’u dëgjohet zëri, dhe t’u dëgjohet në një mjedis ku ata mund të thonë të vërtetën pa pasur frikë nga kërcënimet apo ndëshkimi.”

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?