Prishtina me më së shumti raste aktive me COVID-19

Prishtina me më së shumti raste aktive me COVID-19

Kosova vazhdon të shënojë numër të lartë të vdekjeve dhe rasteve pozitive me COVID-19. Në raportin e fundit ditor Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se në vend aktualisht janë 26 mijë e 524 raste aktive me COVID-19. Komuna e Prishtinës ka numrin më të lartë të rasteve pozitive. Vetëm në […]

Në raportin e fundit ditor Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se në vend aktualisht janë 26 mijë e 524 raste aktive me COVID-19.

Komuna e Prishtinës ka numrin më të lartë të rasteve pozitive. Vetëm në këtë komunë janë 5 mijë e 85 raste aktive. Numë të lartë të rasteve aktive është shënuar edhe në Prizren, ku aktualisht janë 2 mijë e 530 raste aktive. Më pas vjen Komuna e Pejës me 1 mijë e 701 raste aktive.

Edhe Komuna e Ferizajt ka mbi 1 mijë raste aktive me koronavirus.

Në raportin e së enjtes IKShPK njoftoi për vdekjen e 32 qytetarëve si pasojë e infektimit me COVID-19. Ndërsa, nga 13.953 testime, 1.612 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me virusin COVID-19.

Tashmë thuajse gjitha klinikat e Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK) janë stërmbushur me pacientët që janë të infektuar me COVID-19.

Pas situatës së krijuar Qeveria e Kosovës mori masa të reja për mbrojtje nga infektimi me koronavirus, masa këto të cilat kanë hyr në fuqi që nga e hëna e 30 gushtit.

Nga kjo e hënë kur edhe hyrën në fuqi masat e reja, Policia e Kosovës ka “liruar” dorën për shqiptim të gjobave.

Vetëm për një ditë, policia po shqipton mbi 4 mijë gjoba për qytetarët të cilët nuk respektojnë masat për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Gjoba këto që nxiten reagim të liderëve të partive opozitare.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kritikuar Qeverinë Kurti për gjobat, duke se vendi ka nevojë për lajme se si të ndihmohen 4 mijë e 200 njerëz e jo se si gjobitën qytetarët. Megjithëkëtë, ai ka theksuar që se ai që dënon një popull herëdokur ka me e marrë ndëshkimin e tij.

“A din kush me tregu se kah po shkon ky vend?! Me nga 2 mijë e sa të infektuar në ditë e me po kaq familje në tmerrin e sigurimit të ilaçeve, me nga 20-30 të vdekur dhe me nga 4 mijë e sa të dënuar! Çka iu keni gjujt në qafë këtij populli o njerëz? A keni kufi dhe a doni me zbrit në tokë ndonjëherë! Ky vend ka nevojë për lajme se si u ndihmuan 4 mijë e 200 njerëz e jo se si u gjobitën e u dënuan. Ai që e dënon popullin e tij herëdokur ka me e marrë ndëshkimin e tij!”, ka shkruar të enjten Haradinaj.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?