Policia e Kryeqytetit që do ta themelojë Daut Haradinaj. Çfarë përfiton Prishtina? Ligji për kryeqytetin e jep këtë të drejtë historike

Policia e Kryeqytetit që do ta themelojë Daut Haradinaj. Çfarë përfiton Prishtina? Ligji për kryeqytetin e jep këtë të drejtë historike

Kandidati i AAK-së për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj, ka shpalosur synimin e tij që të themelojë Policinë e Kryeqytetit pasi që t’i ketë fituar zgjedhjet e 17 tetorit. Haradinaj qëllimin e tij e mbështetë në Ligjin për Prishtinën, i cili ishte miratuar me insistimin e Qeverisë Haradinaj II në vitin 2018. Por, çfarë me […]

Por, çfarë me të vërtetë përfiton Prishtina nëse do ta ketë policinë e saj?

Dihet se Prishtina është bërë një qytet i mbipopulluar. Përveç banorëve të saj, në Prishtinë hyjnë e dalin mijëra qytetarë nga e gjithë Kosova brenda ditës, të cilët vijnë për të punuar ose për nevoja të tjera.

Duke e pasur policinë e saj, Prishtina do të kishte kontroll e rrjedhimisht edhe organizim më të mirë të jetës së përditshme, duke ndikuar në rritjen e sigurisa, përmes parandalimit të krimit dhe rregullimit të trafikut.

Tri do të jenë mandatet kryesor të Policisë së Kryeqytetit, ku përfshihen patrullimi nëpër lagje, kontrolli për konsum të alkoolit dhe kontrolli për parkim të palejuar.

Në programin e Haradinajt parashikohet që policët, për të lëvizur brenda kryeqytetit, të përdorin përdorin biçikleta,  motorë me bateri apo automjete me rrymë.

Poashtu, Policia e Kryeqytetit do të monitoroj hapësirat publike, parandaloj aktet kriminale dhe rregulloj lëvizjen – gjithherë në koordinim me Policinë nacionale të Kosovës. Haradinaj thotë se përkushtim i veçantë do t’i kushtohet mbrojtjes së të miturve dhe garantimin e sigurisë në shkolla.

Për banorët e lagjeve të Prishtinës, të cilëve u zihen shpesh hapësirat e parkingut, Haradinaj e ka menduar një zgjidhje. Haradinaj parashikon që të ndalohet parkimi i automjeteve në vende të kufizuara ose të paautorizuara.

“Me qëllim të menjanimit dhe ndëshkim it të parkimit illegal, Policia Komunale do të përdor vendosjne e “kapëseve të parkingut (‘clamps’)”, thuhet në program.

Daut Haradinaj, është duke bërë një fushatë kreative. Ai me propozimet e tij të guximshme, që nuk janë dëgjuar ndonjëherë nga ndonjë kandidat për kreqyteetin, ka prekur vëmendjen e prishtinasve. Prishtina kërkon ndryshim pas dy dekadave kaos infrastrukturore dhe urbanistik dhe duket se Haradinaj i ka kuptuar në esencë problemet e kryeqytetit.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?