Petkovic kërcënon: Egërsia e Albin Kurtit nuk do të kalojë aq lehtë

Petkovic kërcënon: Egërsia e Albin Kurtit nuk do të kalojë aq lehtë

Drejtori i të ashtuquajturës ‘Zyrë për Kosovë e Metohi’ të qeverisë së Serbisë, Petar Petkovic, vlerësoi sot se sjellja e  Kryeministri të Kosovës, Albin Kurti, është skandaloze pas vendimit të ndalimit të hyrjes me tabela serbe në Kosovë. Njësitet speciale të Policisë së Kosovës të hënën kanë nisur të zbatojnë vendimin e Ministrisë së Brendshme […]

Njësitet speciale të Policisë së Kosovës të hënën kanë nisur të zbatojnë vendimin e Ministrisë së Brendshme të Kosovës në pikat kufitare me Serbinë.

Ashpër kanë reaguar si partia politike serbe në Kosovë, Lista Serbe, si dhe vet autoritetet serbe në Beograd. Presidenti serb Vucic ka thirrur mbledhje urgjente të Këshillit për Siguri Kombëtare të Serbisë, të martën në orën 10:00.

Petkovicit i ra hise të bartë mesazhin e ashpër paraprak për institucionet kosovare për intervenimin e sotëm duke kritikuar qeverinë e Kosovës për mosrespektimin e marrëveshjes së Brukselit.

“Le ta kuptojë Albin Kurti që populli serb nuk do të bëjë sehir i heshtur për këtë që po ndodh pasi këto heqje të tabelave po këputet jeta në Veri të Kosovës e Metohisë, dhe Marrëveshja e Brukselit nuk është tavolinë suedeze nga e cila shqiptarët mund të marrin atë që ju konvenon e të mos respektojnë atë që nuk ju konvenon”.

Petkovic paralajmëroi se kjo marrëveshje ose do të zbatohet ose nuk do të ketë, i ka thënë Petkovic agjencisë serbe të lajmeve Tanjug. Petkovic theksoi se kjo do të jetë edhe porosia kryesore në bisedën që presidenti serb Vucic do të zhvillojë sot me përfaqësuesin e posaçëm të Bashkimit Europian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajcak të hënën.

“Egërsia e Albin Kurtit nuk do të kalojë aq lehtë, ne po luftojmë për paqe., stabilitet dhe po luftojmë që populli ynë në Kosovë e Metohi të ketë të drejtën të jetojë” tha Petkovic.

Miroslav Lajcak sot viziton Beogradin pas tre ditë qëndrimi në Prishtinë ku takoi përfaqësuesit e qeverisë dhe opozitës kosovare. Të hënën ai takohet së pari me presidentin serb Vucic.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?