Përgjegjësia te ministria: Ja çka i thanë norvegjezët Periskopit për vaksinat e skaduara

Përgjegjësia te ministria: Ja çka i thanë norvegjezët Periskopit për vaksinat e skaduara

133 mijë dozave të vaksinës AstreZeneca që u pranuan si donacion nga Norvegjia iu skadoi afati më 31 gusht 2021. Nga Ambasada e Norvegjisë në Prishtinë i kanë thënë Periskopit se përgjegjësia për shpërndarjen e këtyre vaksinave i takonte Ministrisë. Edhe në kontratën që ka siguruar Periskopi, përgjegjësia për shpërndarjen e vaksinave i përcaktohej Ministrisë […]

Edhe në kontratën që ka siguruar Periskopi, përgjegjësia për shpërndarjen e vaksinave i përcaktohej Ministrisë së Shëndetësisë që udhëhiqet nga Arben Vitia. Periskopi ka kontaktuar me Ambasadën e Norvegjisë në vend, e të cilët dhanë përgjigjen si vijon:

”Ambasada Norvegjeze në Prishtinë nuk ka komente lidhur me këtë çështje. Luteni shumë që ta kontaktoni Ministrinë e Shëndetësisë përgjegjëse për distribuimin e vaksinave në fjalë.”

Gjatë ditës së djeshme u raportua e më pas konfirmua se 133 mijë dozave të vaksinës AstraZeneca iu kishte dalë afati. Por, në fakt një pjese iu kishte skaduar afati edhe më herët.

Skandali i skadimit të afatit të dozave të vaksinave ka ringritur polemikat politike mbi fajësinë e palëve. Ministria e Shëndetësisë dhe Vetëvendosja po akuzojnë Bekim Haxhiun – deputet opozitar – se kishte dekurajuar popullin që të merrte vaksinën në fjalë me shpejtësi.

Kontrata për këto vaksina ishte nënshkruar më 28 qershor, derisa më 3 korrik ato kishin ardhur në Kosovë.

Periskopi ka siguruar kontratën në fjalë  që tregon se një pjese do t’ju skadonte afati edhe më herët se më 31 gusht. Një muaj më herët.

Ndërkaq, dje ministri Arben Vitia tha se ky nuk është lajm i mirë dhe kjo ka ndikuar edhe në mos interesimin qytetarëve për ta marrë këtë vaksinë.

“Sot janë hequr nga administrimi 133 mijë vaksina AstraZenca që ju ka skaduar afati, ky nuk është një lajm i mirë dhe përveç te tjerash kjo ka ndikuar në uljen e interesimit për ta marrë këtë vaksinë, e ne kemi bërë thirrje vazhdimisht që të mos zgjidhet kjo vaksinë sepse nuk e kemi situatën që të zgjedhim. Pasi për ne siguria e vaksinave është parësore dhe nuk kemi pasur kompromise”, theksoi Vitia./PERISKOPI/

 

 

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?