Për tetë muaj në Kosovë ndodhën mbi 14 mijë aksidente trafiku

Në tetë muajt e parë të vitit 2021 në Kosovë kanë ndodhur 14 mijë e 147 aksidente trafiku, 5008 me persona të lënduar kurse 9071  me dëme materiale. Policia e Kosovës përmes disa statistikave të treguar për Telegrafin, bën të ditur se aksidente fatale nga janari e deri në gusht 2021 kanë ndodhur 68 aksidente […]

Policia e Kosovës përmes disa statistikave të treguar për Telegrafin, bën të ditur se aksidente fatale nga janari e deri në gusht 2021 kanë ndodhur 68 aksidente fatale, ku kanë humbur jetën 79 persona.

Policia e Kosovës thotë se janë duke vazhduar me aktivitete të shtuara në trafik.

“Policia e Kosovës vazhdon me aktivitete të shtuara në trafik me qëllim të parandalimit të aksidenteve dhe ngritjes së sigurisë në trafik. Policia e Kosovës bazuar në detyrat dhe autorizimet e saj ligjore dhe kushtetuese është e përkushtuar në mbajtjen e rendit, garantimin e sigurisë publike si dhe menaxhimin dhe kontrollin e trafikut rrugor nëpër të gjitha rrugët e vendit.

Një prej objektivave parësore për Policinë e Kosovës është edhe ofrimin i sigurisë rrugore për pjesëmarrësit në trafik dhe parandalimi i aksidenteve, andaj sipas planifikimeve operacionale, parashihen aktivitete të shtuara me qëllim që të parandalohen aksidentet dhe të rritet siguria në trafik”, vijon përgjigja e Policisë.

Nga janari deri në gusht, Policia ka dënuar edhe 313384 shoferë për shkak se nuk kanë respektuar rregullat e komunikacionit.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?