PDK i thotë Periskopit se kësaj here do të bëjnë fushatë speciale për zgjedhje

Dje ka nisur fushata zyrtare nga të gjitha partitë e që kjo fushatë pritet të zgjasë 1 muaj, shkruan Periskopi. Një pjesë e partive kanë bërë të ditur se mënyrën e zhvillimit të fushatës, e për disa të tjera mbetet të shihet, pasi që kanë vendosur të mos i kthejnë përgjigje Periskopit, në pyetjet lidhur […]
Një pjesë e partive kanë bërë të ditur se mënyrën e zhvillimit të fushatës, e për disa të tjera mbetet të shihet, pasi që kanë vendosur të mos i kthejnë përgjigje Periskopit, në pyetjet lidhur me zhvillimin e fushatës.
Partia Demokratike e Kosovës është e vetmja që është përgjigjur duke thënë se kësaj here kjo parti do të kaloj në fushatë dixhitale.
Zëdhënësi i PDK’së Faton Abdullahu, tha se pavarësisht përqendrimit të tyre në fushatë dixhitale, kjo parti do të pretendojë t’i respektoj rekomandimet e IKShPK.
“Kemi analizuar gjithanshëm situatën aktuale, sidomos atë pandemike në raport me fushatën zgjedhore dhe për rrjedhojë si parti kemi qëndrim që në rend të parë, me angazhime shtesë, t’i respektojmë gjithanshëm dhe pandalshëm vendimet dhe rekomandimet e IKShPK.”
“Kemi vendosur që parimisht të përqendrohemi në fushatë digjitale, duke përjashtuar grumbullimet e mëdha konvencionale, sepse jemi të bindur se kështu mbrojmë jetën e qytetarit dhe për më shumë ndihmojmë në përmirësimin e gjendjes pandemike e cila është përkeqësuar deri në këtë shkallë alarmante për shkak të menaxhimit jo adekuat nga ana e Qeverisë.”
“Në anën tjetër do të mundohemi që brenda këtyre kornizave të mos e dëmtojmë në asnjë variant demokracinë, përkatësisht interesin e qytetarit që të njihet me kandidatët dhe me programet e tyre dhe kandidatëve tu bëhet e mundshme ta shpalosin ofertën e tyre në mënyrën sa më të mirë të mundshme.”, ka thënë Abdullahu për Periskopin.
Kujtojmë se deri më tani janë vetëm dy parti (LDK, dhe PDK)që janë deklaruar që do të zhvillojnë fushatë dixhitale/PERISKOPI












