Osmani fton bizneset gjermane të investojnë në Kosovë

Osmani fton bizneset gjermane të investojnë në Kosovë

Presidentja Vjosa Osmani, gjatë vizitës në Gjermani ka takuar bizneset gjermane, akademikë, hulumtues, përfaqësues të shoqërisë civile dhe media. Përmes një statusi në Facebook, Osmani ka thënë se bizneset gjermane i ka siguruar se Kosova është e gatshme të jetë adresa e radhës e investimeve të tyre. Ky është statusi i saj i plotë: Takimet […]

Përmes një statusi në Facebook, Osmani ka thënë se bizneset gjermane i ka siguruar se Kosova është e gatshme të jetë adresa e radhës e investimeve të tyre.

Ky është statusi i saj i plotë:

Takimet me bizneset gjermane, akademikë, hulumtues, përfaqësues të shoqërisë civile e media ishin pjesë e rëndësishme e vizitës sime zyrtare në Gjermani.

Vizita nuk mund të përmbyllej pa një bashkëbisedim me bizneset gjermane, nisur nga fakti se Gjermania është investitori kryesor në vendin tonë dhe shkëmbimet tregtare ndërmjet vendeve tona po përjetojnë një hov të ndjeshëm. Pata kënaqësinë që së bashku me anëtarët e Shoqatës Gjermane të Bizneseve Lindore, Oda Ekonomike të shumta, përfaqësues të bizneseve e përfaqësues të Ministrisë së Ekonomisë e Energjisë, të flas për mundësitë për investime në fushën e IT-së, digjitalizimit, industrisë, energjisë dhe shëndetësisë. I sigurova ata se Kosova është e gatshme të jetë adresa e radhës e investimeve të tyre.

Po ashtu, kisha kënaqësinë që në bashkëbisedim me ambasadorin Wolfgang Ischinger, në kuadër të një diskutimi të organizuar nga Këshilli Gjerman për Marrëdhënie me Jashtë, të flasim për sfidat e deritashme të Republikës së Kosovës, për zhvillimet aktuale dhe mundësitë që i kemi përpara.

Për shtetndërtimin dhe konsolidimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Republikës sonë fola edhe me akademikë e hulumtues në Universitetin Humboldt. Pas vizitës së ekspozitës “Standing for liberty”, e cila në fokus kishte historitë e akademikëve e shkencëtarëve të persekutuar nga mbarë bota, fola edhe për rëndësinë që ka pas arsimimi në rezistencën e Kosovës ndaj terrorit dhe represionit të regjimit gjenocidal të Serbisë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?