Oficeri i UÇK-së e bën hor Agim Bahtirin: I ke lënë varrezat e atyre që kanë vdekur për Mitrovicën në gjendje të mjerë

Oficeri i UÇK-së e bën hor Agim Bahtirin: I ke lënë varrezat e atyre që kanë vdekur për Mitrovicën në gjendje të mjerë

Një prej ish-udhëheqësve të UÇK-së në Shalë të Bajgores, oficeri në pension Xhafer Preteni, i ka reaguar Agim Bahtirit lidhur me deklarimin e tij se është i gatshëm të vdes për Mitrovicën. Preteni e ka pyetur Bahtirin a turpërohet kur kalon para varrezave të dëshmorëve në Shipol, ku shumica e fotografive mbi varre janë shlyer […]

Një prej ish-udhëheqësve të UÇK-së në Shalë të Bajgores, oficeri në pension Xhafer Preteni, i ka reaguar Agim Bahtirit lidhur me deklarimin e tij se është i gatshëm të vdes për Mitrovicën.

Preteni e ka pyetur Bahtirin a turpërohet kur kalon para varrezave të dëshmorëve në Shipol, ku shumica e fotografive mbi varre janë shlyer gjatë mandatit të Bahtirit si kryetar për shkak të moskujdesjes?

Po ashtu, ai e ka pyetur Bahtirin nëse turpërohet kur merr pjesë në promovim të filmave dokumentarë për Dëshmorët e Kombit e nuk e ka ndarë asnjë cent nga buxheti komunal për financimin e tyre.

Preteni ka thënë se kur qytetari i Mitrovicës e dinë faktin se Bahtiri i ka lënë në këtë gjendje varrezat dhe vlerat e atyre që vdiqën për Mitrovicën dhe Kosovën, si do t’i besojnë demagogjisë së tij se është i gatshëm të vdesë për ta?

“Reagim ndaj deklarimit të mbrëmshëm të kryatarit në ikje Agim Bahtiri në emisionin “Context” ATV se është i gatshëm të vdes për Mitrovicën!
……………………………………..
I nderuari Kryetar në shkuarje Agim Bahtiri!
Mbrëmë në emisionin “Context” ATV je deklaruar se je i gatshëm të vdisësh për Mitrovicën!
Para se ta “ndërmarrësh një hap të tillë patriotik” mu përgjigj të lutem në këto tri pyetje?
1. A turperohësh kur kalon para Varrezave të Dëshmorëve në Shipol, ku shumica e fotografive mbi varre janë shlyer gjat kohës në mandatin tuaj si kryetar? (shih në foto)
2. A turpërohesh kur merr pjesë në manifestimin e Betejave të Lavdishme të UÇK-së, ku ranë dhjetëra Dëshmorë, e kalon pran pllakave përkujtimore të shlyera gjat kohës në mandatin tuaj si kryetar?(shih në foto)
3. A turperohësh kur merr pjesë në promovim të filmave dokumentarë për Dëshmorët e Kombit e nuk e ke nda asnjë cent nga bugjeti komunal për financimin e tyre?
Kur Qytetari i Mitrovicës e din faktin se i ke lënë në këtë gjendje varrezat dhe vlerat e atyre që vdiqën për Mitrovicën dhe Kosovën si do t’i besojnë demagogjisë tënde se je i gatshëm të vdisësh për ta?!!
Mjaft më mjaft!
Mitrovica ka dinjitet!
P.S. Për shkak të ndieshmërisë së familjeve të Dëshmorëve (që ju këkoj falje edhe për këtë foto) nuk i detajizova me foto tjera gjendjen e mjerueshme të varrezave!”, ka shkruar Preteni.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?