Nisin hetimet për vdekjen e 23-vjeçares nga Drenasi

Nisin hetimet për vdekjen e 23-vjeçares nga Drenasi

Një vajzë 23-vjeçare nga fshati Zabel i Drenasit ka vdekur në Klinikën Emergjente të QKUK-së. Sipas kësaj të fundit, e reja u nda nga jeta si pasojë e hemorragjisë intraabdominale (gjakderdhje në bark). Prokuroria Themelore e Prishtinës ka nisur hetimet për rastin e vdekjes së 23-vjeçares, ka konfirmuar zëdhënësja e prokurorisë Laureta Ulaj. Rasti i […]

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka nisur hetimet për rastin e vdekjes së 23-vjeçares, ka konfirmuar zëdhënësja e prokurorisë Laureta Ulaj.

Rasti i vdekjes së saj po trajtohet nga Departamenti i Krimeve të Rënda.

“Lidhur me rastin për të cilin keni kërkuar informata, mund t’ju njoftoj se Prokuroria Themelore në Prishtinë, konkretisht Departamenti i Krimeve të Rënda, është duke e trajtuar rastin në fjalë”, ka konfirmuar Ulaj për Gazetën Express.

Pas lajmit për vdekjen e 23-vjeçares Klinika Emergjente e QKUK-së ka dalë me një njoftim për media, në të cilin u tha se vdekja e 23-vjeçares nga fshati Zabel i Drenasit është si pasojë e hemorragjisë intraabdominale (gjakderdhje në bark), shok hemorragjik.

“Klinika Emergjente e Qendrës Klinike Universitare e Kosovës, në lidhje me lajmet e publikuara për vdekjen e Z. I ( 1998), nga  fshati Zabel i Drenasit, sqaron se, pacientja vjen në Klinikën Emergjente në QKUK në ora 16:30, të datës 15 shtator 2021, me autoambulancë nga Qendra  e Mjekësisë Urgjente në Prishtinë, për shkak të humbjes së  vetëdijes, me bebëza të zgjeruara, pa tension arterial, pa puls periferik, me frymëmarrje të vështirësuar. Menjëherë mjekët dhe stafi shëndetësorë ka  ndërmarrë masat reanimatore, pacientes i  bëhen analizat laboratorike, radiologjike dhe konsulencat  tjera mjekësore”, thuhet në reagim.

Tutje, aty thuhet se familjarët e viktimës kanë refuzuar obduksionin.

“Përkundër përpjekjeve maksimale nga stafi i Klinikën Emergjente,  pacientja nuk arriti të mbijetonte, vdekja konstatohet në ora 17:45. Diagnoza përfundimtare e vdekjes  ishte  hemoragjia intraabdominale (   gjakderdhje në bark), shok hemoragjik. Familjarët kanë refuzuar abduksionin”, thuhet në reagim.

Ndryshe, në media sot u raportua se familjarët e 23-vjeçares nga Drenasi kanë deklaruar se ajo ka vdekur dy ditë pasi është vaksinuar me vaksinën anti-COVID.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?