Nesër vazhdon gjykimi i Salih Mustafës në Hagë

Nesër vazhdon gjykimi i Salih Mustafës në Hagë

Sot është zhvilluar seanca e dytë e gjykimit i ish-pjesëtarit të UÇK-së, Salih Mustafa, në Dhomat e Specializuara në Hagë. Ndërsa, seanca e radhës do të fillojë nesër nga ora 9:30. Seanca e sotme ku mori pjesë dëshmitari i parë ka vijuar e mbyllur për disa raste gjatë ditës së sotme dhe në disa pjesë […]

Seanca e sotme ku mori pjesë dëshmitari i parë ka vijuar e mbyllur për disa raste gjatë ditës së sotme dhe në disa pjesë ka pasur redaktim gjatë transmetimit. Ndërkohë për të kuptuar qartë fjalët e dëshmitarit ka qenë mjaft e vështirë për shkak se zëri i tij është modifikuar tej mase.

Në këtë seancë prokurori ka përmendur një deklaratë të dëshmitarit për të cilën ky i fundit ka thënë se ia ka dhënë UNMIK-ut në vitin 2006. Pyetjet pas kësaj kanë vijuar në seancë të mbyllur, meqë prokurori ka thënë se do të bëjë pyetje që mund të nxjerrin identitetin e disa njerëzve të mbrojtur.

E pas kthimit në seancë të hapur dëshmitari ka vazhduar dëshminë e tij.

“Aty na kanë dhënë veç nga një copë bukë të ftohtë, bajat, nuk kam mundur me i njoh nuk e di veç deri në 48 orë nuk kemi ngrën bukë hiç, kemi qëndruar pa buke, nuk ka pasur normal se u kanë luftë, nuk ka pas po e di”, ka thënë dëshmitari.

Ndërsa ka shtuar se ishin dy persona të cilët i shoqëronin për dalë jashtë ndërtesës për të kryer nevojat për të cilët tha se nuk e di kush kanë qenë ata.

“Nuk kam pasur mundësi me ditë kush janë ata, na kanë ruajt te dera, nuk kemi guxu as me i këqyr, veç kanë ardhur, na kanë kap, na kanë dërguar deri aty dhe na kanë kthyer, nuk kemi ditë kush është”, ka thënë dëshmitari.

Dëshmitari ka thënë se familja e tij ishte në dijeni për vendndodhjen e tij.

“E kanë parë kur më kanë marrë atë ditë, të parën ditë që më kanë marrë ata dy personat”, ka thënë dëshmitari.

Prokurori ka pyetur dëshmitarin se si është larguar nga ai vend dhe si ka marrë fund ndalimi në Zllashë.

“Kanë ardhur dhe na kanë çel dyert, na kanë thënë kah doni shkoni. Jemi dalë prej Zllashit në drejtim për Prishtinë, atëherë ka pasur shumë refugjatë, shumë njerëz, kemi arrit në atë kolonën dhe kemi shkuar për Prishtinë”, ka thënë dëshmitari.

Sipas tij, të gjithë që ishin në ndalim ishin thirrur me emra për të dalë nga ndërtesa.

Ky është gjykimi i parë që ka filluar në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, e Salih Mustafa është i arrestuari i parë nga Specialja.

Aktakuza ndaj Mustafës është konfirmuar më 12 qershor të vitit 2020, ndërsa ai u arrestua më 24 shtator të vitit të kaluar, me pretendimin për krime lufte, dhe u dërgua në objektin e paraburgimit në Hagë.

Në deklarimin e tij para trupit gjykues, Salih Mustafa është deklaruar i pafajshëm.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?