Në Kosovë 17 për qind e popullsisë së përgjithshme është vaksinuar plotësisht kundër COVID-19

Në Kosovë 17 për qind e popullsisë së përgjithshme është vaksinuar plotësisht kundër COVID-19

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka bërë të ditur për Radion Evropa e Lirë se deri më 6 shtator, 17 për qind e popullsisë së përgjithshme është vaksinuar plotësisht kundër COVID-19, sëmundjes që shkakton koronavirusi. Dozën e parë, ndërkaq, e ka marrë 35 për qind e popullsisë. Mirëpo sipas kësaj Ministrie, nëse analizohen shifrat e […]

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka bërë të ditur për Radion Evropa e Lirë se deri më 6 shtator, 17 për qind e popullsisë së përgjithshme është vaksinuar plotësisht kundër COVID-19, sëmundjes që shkakton koronavirusi.

Dozën e parë, ndërkaq, e ka marrë 35 për qind e popullsisë.

Mirëpo sipas kësaj Ministrie, nëse analizohen shifrat e popullsisë që mund të marrë këtë vaksinë, del se 50 për qind e njerëzve janë imunizuar me dozën e parë.

Me dozën e dytë janë imunizuar 25 për qind e popullsisë.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, Kosova duhet të vaksinojë 1 milion e 260 mijë qytetarë kundër COVID-19, sëmundjes që shkaton koronavirusi.

Sipas faqes shkencore online, OurWorldinData, Serbia prin nga vendet e rajonit me vaksinim të plotë në nivel të përgjithshëm të popullsisë, 41 për qind.

Ajo pasohet nga Mali i Zi me 30 për qind, Maqedonia e Veriut me 26 për qind, Shqipëria 23 për qind dhe Bosnje-Hercegovina me 11 për qind.

Sipas kësaj faqeje 40.4 për qind e popullsisë botërore ka marrë të paktën një dozë të vaksinës kundër COVID-19.

Në total, autoritetet shëndetësore në botë kanë dhënë 5.49 miliardë vaksina, derisa vlerësohet se 32.11 milionë të tilla janë duke u dhënë çdo ditë.

Sipas të dhënave në këtë faqe, vetëm 1.8 për qind e njerëzve në shtetet me të ardhura të ulëta kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?