Mund të mbesim pa kafe: Rriten shqetësimet për furnizimin global

Janë rritur shqetësimet për furnizimin global me kafe pas masave të rënda kufizuese të koronavirusit të marra nga Vjetnami për të parandaluar shpërndarjen e variantit Delta. Zinxhirët furnizues janë ndaluar pasi Vjetnami, eksportuesi i dytë më i madh i kafesë, ka shtrënguar masat në portin e Ho Xhi Minhit. Shoqata e Vjetnamit Coffe-Cocoa i ka […]
Zinxhirët furnizues janë ndaluar pasi Vjetnami, eksportuesi i dytë më i madh i kafesë, ka shtrënguar masat në portin e Ho Xhi Minhit.
Shoqata e Vjetnamit Coffe-Cocoa i ka bërë thirrje qeverisë që të lehtësojë masat pasi tregtarët është raportuar të kishin vështirësi për të transportuar bimët e kafes, raporton Guardian, përkthen Periskopi.
Vjetnami ka arritur ta përmbante shpërndarjen e virusit vitin e kaluar përmes masave rigoroze, duke e lejuar ekonominë e saj të kishte njërën prej rritjeve më të mëdha globale.
Por, vendi në jug-lindje të Azisë, të cilit po i mungojnë vaksinat, e ka pasur të zorshme që të kontrollonte variantin më kontaminues të Deltas.
Vetëm të hënën u shënuan 14 mijë e 219 raste të reja.
Brazili në anën tjetër, që është prodhuesi më i madh botëror i kafesë, ka pasur një sezonë jo të mirë shkaku i motit dhe të mbjellat i janë dëmtuar. /Periskopi












