MSH po i pret edhe 600 mijë vaksina Astrazeneca me afat deri në nëntor

MSH po i pret edhe 600 mijë vaksina Astrazeneca me afat deri në nëntor

Ministria e Shëndetësisë pritet të marrë edhe 600 mijë doza të tjera të vaskinës Astrazeneca donacion nga shtetet mike, Gjermania dhe Italia. Kështu njoftoi sot përmes një konference për media ministri Arben Vitia, duke treguar se afati i këtyre vaksinave përfundon në nëntor të këtij viti. Por, se kur saktësishtë do tu përfundon afati, në […]

Ministria e Shëndetësisë pritet të marrë edhe 600 mijë doza të tjera të vaskinës Astrazeneca donacion nga shtetet mike, Gjermania dhe Italia.

Kështu njoftoi sot përmes një konference për media ministri Arben Vitia, duke treguar se afati i këtyre vaksinave përfundon në nëntor të këtij viti.

Por, se kur saktësishtë do tu përfundon afati, në fillim apo në fund të nëntorit Ministrit nuk tregojë detaje.

Përmes COVAX Kosova do të përfitojë edhe 500 mijë vaksina Pfizer nga donacionit i SHBA-ve.

“Presim në fund të kësaj jave ose në fillim të javës tjetër të marrin edhe 150 mijë vaksina nga Gjermania dhe një javë më pas, pra në javën e tretë të shtatorit edhe 100 mijë të tjera nga Italia. Janë donacione të miqve tanë që në këtë kohë janë treguar solidar dhe ju jemi çdo herë mirënjohës për këtë çështje. Edhe këto vaksina janë AstraZeneca me afat deri në nëntorin e këtij viti, por gjithashtu presim në fillim të javës tjetër të vijnë edhe pjesa tjetër e vaksinave të prodhuara nga kompania Pfizer përmes COVAX nga donacioni i SHBA-ve prej 500 mijë dozave. Si dhe mbi 200 mijë doza nga kontrata bilaterale që kemi me kompaninë Pfizer dhe të cilat vazhdojnë të vijnë në fillim të çdo jave. Me një fjalë do të kemi mjaftueshëm vaksina”, tha ai.

Vlen të përmendet se prej 180 mijë vaksina të ardhura donacion nga Norvegjia, ministria e Shëndetësisë ka arritur të administroi vetëm 46 mijë prej tyre, kështu duke dështuar të administroj 133.234 doza të tjera të cilave sot u ka skaduar afati.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?