MSH: Pavarësisht mundësive, të dielave nuk ka interesim të madh të qytetarëve për t’u vaksinuar

Dje ishte e diela e dytë që qytetarët kishin mundësi të vaksinoheshin. Por pavarësisht kësaj këtë të diel kishte interesim të vogël të qytetarëve për vaksinim. Udhëheqësi i divizionit për media në Ministrinë e Shëndetësisë, Faik Hoti thotë se pavarësisht që ka termine të lira për vaksinim interesimi i qytetarëve ishte i vogël. “Ajo që […]

Udhëheqësi i divizionit për media në Ministrinë e Shëndetësisë, Faik Hoti thotë se pavarësisht që ka termine të lira për vaksinim interesimi i qytetarëve ishte i vogël.

“Ajo që na shqetëson është se interesimi i qytetarëve për vaksinim ditëve të diela është i ulët. Përkundër insistimit që të fillohet vaksinimi edhe të dielave, nuk janë shfrytëzuar as 40% e kapaciteteve të vaksinimit në nivel vendi”, deklaroi Hoti për televizionin publik.

Ata që i kanë marrë vaksinat iu bëjnë thirrje qytetarëve që sa më parë të imunizohen.

“Është për shëndetin tonë të mbrohemi”, shprehet një qytetare që sapo ishte vaksinuar.

“Iu bëjë apel të rinjve dhe të gjithë qytetarëve të vaksinohen pasi është për shëndetin tonë dhe të tjerëve”, shprehet një i ri.

Ka edhe prej atyre që pas vaksinimit përfundojnë te ekipet e urgjencës.

Sipas mjekëve kjo vjen më shumë nga fobia që kanë nga vaksinimi.

“Këto raste i kemi të përditshme, dhe kjo vjen më shumë për shkak të fobisë nga injektimi i vaksinës. Bëjmë ekzaminimin fillestar dhe nëse ka nevojë iu japim edhe terapi”, deklaroi mjeku Haki Dragusha.

Deri më tani në Kosovë janë administruar mbi 1 milionë doza të vaksinës, derisa rreth 440 mijë qytetarë kanë marrë dy doza të vaksinës.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?