Moratoriumi: Ramadani thotë se Kosova qe 6 muaj s’ka shërbim diplomatik për t’u mbrojtur nga ofanziva serbe

Moratoriumi: Ramadani thotë se Kosova qe 6 muaj s’ka shërbim diplomatik për t’u mbrojtur nga ofanziva serbe

Moratoriumi njëvjeҫar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë në Washington në prani të ish-presidentit Donald Tramp, ka skaduar në ditën e djeshme (05.09.2021). Serbia u zotua se do ta ndalë fushatën në kërkim të ҫnjohjes së pavarësisë së Kosovës, ndërsa, kjo e fundit do të ndalte përpjekjet për anëtarësim në organizata […]

Sa ka përfituar apo humbur Kosova pas skadimit të këtij moratoriumi, tregon për Periskopin njohësi i i çështjeve ndërkombëtare, Shkodran Ramadani.

Ramadani thotë se Kosova ka përfituar nga kjo marrëveshje njëvjeçare, megjithatë problemi që duhet ngritur tash është që Kosova qe gjashtë muaj nuk ka shërbim diplomatik.

“Meqë Kosova ka përfitu nga ky moratorium dhe ka dëshmi për ta vërtetu këtë, për faktin që para marrëveshjes së Washingtonit – Serbia ka qenë në një ofanzivë shumë të suksesshme të sigurimit të çnjohjeve të shteteve që veç e kanë njohur Kosovën – ndërkohë që moratoriumi përfshinë edhe ndalimin e ndërprerjes së përpjekjeve të Kosovës për antarësimin në oraganita ndërkombëtare. Por, një gjë e tillë edhe po të ishte e lejuar nuk do ishte e mundshme për shkak që edhe para moratoriumit, Kosova veç i ka pezullu përpjekjet për antarësim në INTERPOL dhe nuk ka provu më me u antarësu në UNESCO dhe organizata ndërkombëtare”.

“Pra, Kosova ka heq dorë nga diçka që nuk ka mundur ta realizojë dhe është dukur që po bën kompromis, kurse Serbia ka heq dorë nga diçka që ka mundur ta realizojë, çnjohjet. Kjo për shkak që Kosova ka qenë në një trend jashtëzakonisht të rëndë (sa i përket) çnjohjeve. Diku, 18 çnjohje për dy vite. Pra, Kosova ka përfitu nga ky moratorium. Megjithatë, problemi që duhet ngritur tash është që Kosova qe gjashtë muaj nuk ka shërbim diplomatik. Në shumë vende nuk ka ambasadorë, e aq më pak ambasadorë fuqiplotë. Dhe përderisa tash ka përfundu moratoriumi, Kosova nuk mundet me i ndërhy ofanzivës së Serbisë. Nuk mundet as me lobu për anëtarësim në organizata ndërkombëtare pa ambasadorë. Tash, krejt fokusi është tek aleatët ndërkombëtarë me na mbrojtë nga kjo ofanzivë e Serbisë. Kështu që nuk kam parë deri tani ndonjë strategji të Kosovës apo se çfarë do të bëj tash e tutje. Kështu që, Kosova është dashur të ketë qysh moti ambasadorë dhe ambasada funksionale”, shtoi z. Ramadani.

Qeveria e Kosovës dhe ajo e Serbisë nga ana e tyre nuk kanë dhënë ndonjë koment për vazhdimin e këtij moratoriumi.

Por më herët nga ministria e Jashtme e Kosovës u tha se Kosova po bën përgatitje për aplikim për anëtarësim në organizata ndërkombëtare pa u dhanë detaje, ndërsa Serbia nga ana e saj, është e gatshme të nisë fushatën e ҫnjohjeve për Kosovën.

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuҫiq gjatë një forumi në Bled të Sllovenisë javën e shkuar tha se ai ka informacione se “Prishtina zyrtare do të fillojë me kërkesa të reja për pranim në organizata ndërkombëtare, nisur nga INTERPOL-i, UNESCO-ja dhe Këshilli i Evropës”. Kjo nismë e Kosovës sipas presidentit të Serbisë Vuҫiq “shkel zbatimin e marrëveshjen e Uashingtonit dhe do të sjellë paqëndrueshmëri shtesë në rajon. Puna jonë është të përgatitemi dhe t’i përgjigjemi kësaj”, tha Vuçiçi. /PERISKOPI/

 

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?