Momenti kur uragani Ida fluturon lopën në majë të pemës (Video)

Uragani Ida që preku tokën me 240 kilometra në orë, solli shkatërrim në Luiziana duke shkaktuar dhe viktima. Erërat e forta kanë shkaktuar dëme të mëdha materiale duke shkatërruar çatitë e dhjetëra shtëpive e lënë qindra të tjera pa energji. Një video që po qarkullon së fundmi, sa e dhimbshme aq edhe qesharake, tregon ekipet […]
Uragani Ida që preku tokën me 240 kilometra në orë, solli shkatërrim në Luiziana duke shkaktuar dhe viktima.
Erërat e forta kanë shkaktuar dëme të mëdha materiale duke shkatërruar çatitë e dhjetëra shtëpive e lënë qindra të tjera pa energji.
Një video që po qarkullon së fundmi, sa e dhimbshme aq edhe qesharake, tregon ekipet e shpëtimit që ndihmojnë një lopë, e cila mbeti e bllokuar midis degëve të një peme gjatë stuhisë.












