Ministrja holandeze dorëhiqet për shkak të kaosit në Afganistan

Ministrja e Jashtme e Holandës, Sigrid Kaag, dha dorëheqje, për shkak të menaxhimit të krizës së evakuimit nga Afganistani, muajin e kaluar. Ajo është zyrtarja e parë perëndimore që tërhiqet, si pasojë e kaosit që ndodhi pasi militantët talibanë morën nën kontroll Afganistanin, më 15 gusht. Deputetët holandezë miratuan një mocion censure ndaj saj, duke […]

Ajo është zyrtarja e parë perëndimore që tërhiqet, si pasojë e kaosit që ndodhi pasi militantët talibanë morën nën kontroll Afganistanin, më 15 gusht.

Deputetët holandezë miratuan një mocion censure ndaj saj, duke thënë se Qeveria ishte shumë e ngadalshme në përgjigje dhe se la pas shumë afganë që duhej të iknin.

Kaag tha se qëndron pas veprimeve të saj, por pranoi vendimin e deputetëve.

Holanda arriti të evakuojë rreth 2,000 njerëz nga Afganistani në dy javët e fundit të gushtit.

Por, qindra afganë që kanë punuar me trupat holandeze, u lanë atje.

Afganët që kanë punuar me forcat ndërkombëtare gjatë 20 vjetëve të fundit, kërcënohen nga talibanët.

Shtetet perëndimore kanë tërhequr mijëra nga Afganistani, por një numër i madh ka mbetur atje.

Kaag pranoi se Qeveria holandeze ka vepruar në bazë të “supozimeve të gabuara”, por tha se ngritja e shpejtë e talibanëve në pushtet i ka habitur të gjithë, “përfshirë edhe vetë talibanët”.

Këtë javë, sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, Dominic Raab, i cili u kritikua shumë për vazhdimin e pushimit pasi Kabuli ra në duart e militantëve, u zëvendësua në një riorganizim të Qeverisë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?