Media amerikane: SHBA do të çojë në Kosovë për rishikim dy afganë, dyshohet se kanë lidhje me talibanët

Media amerikane: SHBA do të çojë në Kosovë për rishikim dy afganë, dyshohet se kanë lidhje me talibanët

Rreth 100 afganë të cilët janë evakuuar në SHBA dyshohen për lidhje të mundshme me talibanët ose grupet terroriste. Kështu ka raportuar me burime mediumi prestigjioz amerikan ‘NBC’, derisa ka bërë me dije se shqyrtimi i të paktën dy prej atyre afganëve ka zbuluar informacione mjaftueshëm aq sa SHBA planifikon t’i dërgojë ata në Kosovë […]

Rreth 100 afganë të cilët janë evakuuar në SHBA dyshohen për lidhje të mundshme me talibanët ose grupet terroriste.

Kështu ka raportuar me burime mediumi prestigjioz amerikan ‘NBC’, derisa ka bërë me dije se shqyrtimi i të paktën dy prej atyre afganëve ka zbuluar informacione mjaftueshëm aq sa SHBA planifikon t’i dërgojë ata në Kosovë për shqyrtim të mëtejshëm, përcjell Gazeta Express.

Tutje, ata raportojnë me burime se çdo afgan tjetër që shkakton shqetësime të ngjashme gjithashtu do të dërgohet në Kosovë.

Burimet e këtij mediumi paralajmërojnë se vetëm për shkak se një person është shënjuar nga SHBA’ja nuk do të thotë se është terrorist ose paraqet kërcënim.

Kosova ka shprehur gatishmërinë që të strehojë përkohësisht rreth 2.000 afganë, të cilët kanë bashkëpunuar me forcat e SHBA-së dhe NATO-s. Deri më tani në Kosovë janë strehuar rreth 500 afganë.

Lajmi vjen një ditë pas zhvillimit të një bisede telefonike të presidentes Vjosa Osmani me nënpresidenten amerikane, Kamala Harris. Në këtë bisedë, përveç tjerash, Osmani ka paralajmëruar se ka biseduar për çështjen e strehimit të afganëve.

“Nënpresidentja Harris theksoi se SHBA-ja është thellësisht mirënjohëse ndaj Kosovës për bashkëpunimin e ngushtë dhe gatishmërinë e bujarinë e treguar për mikpritjen e mijëra qytetarëve afganë”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Zyra e Presidentit.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?