Mbyllja e çerdheve është kthyer në shqetësim dhe telash për prindërit

Mbyllja e çerdheve për shkak të situatës së rënduar me pandeminë është bërë shqetësim për prindërit. Në mungesë të çerdheve shumë prindër po detyrohen të bëjnë disa kilometra rrugë për t’i dërguar fëmijët tek familjarët në mënyrë që mos ta humbasin punën. Vendimi i fundit i qeverisë së vendit ka shkaktuar reagime të shumta nga […]

Vendimi i fundit i qeverisë së vendit ka shkaktuar reagime të shumta nga prindërit. Shumë nga ata këtë vendim e cilësojnë të padrejtë sepse edhe kur numri i të infektuarve ishte edhe më i madh ato ishin të hapura.

16 kilometra në ditë i bën nga Fushë Kosova në Prishtinë dhe anasjelltas Arta Elezi, nënë e dy fëmijëve të cilët i duhet t’i dërgojë te familja e saj për përkujdesje.

Veç kohës, Arta, nënë vetëushqyese thotë se kjo gjë i kushton edhe financiarisht. Madje tregon se vitin e kaluar për këtë shkak humbi edhe vendin e punës.

Edhe Ardiana Thaçi, nënë e tre fëmijëve, thotë se lajmi për mbylljen e çerdheve i gjeti shumë të papërgatitur meqë marrja e vendimit ishte një ditë para fillimit të javës.

Thaçi thotë se pas disa peripecive zgjidhja e vetme i mbeti marrja e një kujdestareje për fëmijët.

Me rishikimin e masave qeveria e Kosovës ka vendosur që nga data 13 shtator të mbyllen edhe institucionet publike dhe private të arsimit parauniversitar duke përfshirë edhe institucionet e arsimit parashkollor.

Numri i fëmijëve në çerdhe dhe parashkollor është rreth 30 mijë./rtk

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?