Mbushen plot tetë reparte me pacientë në Pejë: Tash po shtrihen edhe në sallat e takimeve

Gjatë ditëve të fundit është rritur numri i të infektuarve dhe hospitalizuarve me COVID-19, dhe në mungesë të ambienteve të posaçme për trajtimin e pacienteve, në Spitalin Regjional të Pejës po shfrytëzohen edhe sallat e takimeve. Kjo është bërë e ditur me anë të një komunikate për media nga vet Spitali i Pejës, shkruan Lajmi. […]
Kjo është bërë e ditur me anë të një komunikate për media nga vet Spitali i Pejës, shkruan Lajmi.
“Për të siguruar shtretër të tjerë në rast nevoje janë adaptuar edhe disa hapësira të tjera që nuk kanë qenë të dedikuara për pacientë si Salla e takimeve dhe një hapësirë e Pulmologjisë që mund të shihen në foto”, bëhet e ditur në komunikatë.
Përveç tyre, pacientët e infektuar kanë zënë edhe hapësirat në Infektivë, Pulmologji, Psikiatri, Dermatologji, Interno, Nurologji, ORL, Oftamologji, si dhe një pjesë të Emergjencës.
Statusi i Spitalit:
Pacientët me Covid-19 tashmë kanë mbushur shtretërit e reparteve të Infektives, Pulmologjisë (dy katet), Psikiatrisë, Dermatologjisë, Internos, Nurologjisë, ORL, Oftamologjisë dhe një pjesë të Emergjencës dhe Reparteve Ortopedisë dhe Urologjisë.
Për të siguruar shtretër të tjerë në rast nevoje janë adaptuar edhe disa hapësira të tjera që nuk kanë qenë të dedikuara për pacientë si Salla e takimeve dhe një hapësirë e Pulmologjisë që mund të shihen në foto.
Shpresohet se numri i rasteve do të bjerë dhe këto hapësira nuk do të ketë nevojë të shfrytëzohen.













