Martti Ahtisaari tërhiqet nga të gjitha angazhimet publike për shkak të sëmundjes së rëndë

Martti Ahtisaari tërhiqet nga të gjitha angazhimet publike për shkak të sëmundjes së rëndë

Ish-presidenti i Finlandës dhe fituesi i Çmimit Nobel për Paqe, Martti Ahtisaari vuan nga sëmundja e Alzheimerit dhe është tërhequr nga të gjitha aktivitetet publike, raporton agjencia ndërkombëtare e lajmeve, Reuters, transmeton Gazeta Express. Zyra e presidentit finlandez Sauli Niinisto tha të enjten se 84-vjeçari, i cili e udhëhoqi shtetin nordik nga viti 1994 deri në […]

Zyra e presidentit finlandez Sauli Niinisto tha të enjten se 84-vjeçari, i cili e udhëhoqi shtetin nordik nga viti 1994 deri në vitin 2000, “po merr mbështetje për jetën e përditshme në shtëpi dhe herë pas here kalon periudha të trajtimit në një institucion të kujdesit për shkak të gjendjes së avancuar të sëmundjes”.

Me profesionin e hershëm të mësuesit në shkollë fillore, e më pas diplomat, Ahtisaari punoi për dekada si ndërmjetës paqeje për qeverinë finlandeze dhe Kombet e Bashkuara dhe fitoi Çmimin Nobel për Paqe në vitin 2008 për punën e tij në zgjidhjen e konflikteve ndërkombëtare.

Ndër konfliktet e tjera, Ahtisaari ndihmoi në arritjen e marrëveshjeve të paqes si tërheqjen e Serbisë nga Kosova, përpjekjen e Namibisë për pavarësi dhe autonomi për rrethin special Aceh në Indonezi.

Pasi përfundoi periudha e tij në krye të shtetit finlandez në vitin 2000, Ahtisaari themeloi Iniciativën për Menaxhimin e Krizave me bazë në Helsinki që synonte parandalimin dhe zgjidhjen e konflikteve të dhunshme përmes dialogut dhe ndërmjetësimit joformal. Kjo iniciativë është ajo që njoftoi për sëmundjen e Ahtisaarit.

Ai dha dorëheqje nga pozita e kryetarit të kësaj organizate joqeveritare në fund të vitit 2017 dhe që atëherë ishte në pension.

Ahtisaari ishte i dërguari special i Kombeve të Bashkuara për Kosovën, i ngarkuar për organizimin e negociatave të procesit të statusit të Kosovës, që kishin për qëllim zgjidhjen e mosmarrëveshjes së gjatë në Kosovë, e cila më vonë e shpalli pavarësinë e saj në vitin 2008.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?