Marramendëse: Sa para i fitoi Kosova për një javë nga gjobat për maskë?

Marramendëse: Sa para i fitoi Kosova për një javë nga gjobat për maskë?

Në dy ditët e fundit, zyrtarët policorë të Kosovës janë bërë më të sertë dhe po dënojnë më shumë qytetarë për çështjen e maskës. E gjithë kjo po bëhet me mbështetje të Ligjit të Pandemisë të miratuar në Kuvendin e Kosovës. Por, sa para i fiton shteti nga këto gjoba që po rëndojnë qytetarët në […]

E gjithë kjo po bëhet me mbështetje të Ligjit të Pandemisë të miratuar në Kuvendin e Kosovës.

Por, sa para i fiton shteti nga këto gjoba që po rëndojnë qytetarët në këtë kohë rritje çmimesh të produkteve bazike dhe të varfërisë?

Vetëm në dy ditët e fundit, Policia i ka dënuar rrafsh 8 mijë e 500 qytetarë në të ligjit Covid-19.

Këto dënime, përfshijnë mos-mbajtjen e distancës sociale, mos-mbajtjen e maskës, mos-respektimin e masave nga subjektet afariste [dënime që shkojnë në mijëra euro] etj.

Duke llogaritur vetëm dënimet prej 35 euro, shteti për dy ditë i ka fituar 297 mijë euro.

Dhe, për një javë Policia e Kosovës ka shpërndarë 17 mijë e 487 gjoba për qytetarët e vendit.

Këto gjoba, minimalisht do të gjenerojnë 612 mijë euro.

Dhe trendi i dënimeve, siç e thamë, ka eskaluar në dy ditët e fundit duke kërcyer në mbi katër mijë, nga më pak se 1 mijë sa ishte në fillim të këtij cikli javor, përcjell Periskopi.

Pa llogaritur dënimet e majme të tjera, nëse trendi i dënimeve vazhdon si në dy ditët e fundit, atëherë Policia e Kosovës përmes dënimeve do t’ia sjellë Kosovës për një muaj 4 milionë e 611 mijë euro.

Në rast se trendi i dënimeve vazhdon për një vit, në mesataren minimale të përcaktuar, atëherë shteti do t’i përfitojë 55 milionë e 335 mijë euro – ose me fjalë tjera – do të nxirrte buxhetin që ishte më parë për ushtrinë e Kosovës vetëm nga tiketat e pandemisë.

Disa muaj më parë, Partia Social Demokrate kishte bërë thirrje që gjobat e pandemisë të faleshin dhe madje edhe kishte organizuar peticion për këtë çështje./Periskopi

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?