Macron: Franca e ka vrarë komandantin e ISIS-it në Sahara

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka thënë se komandanti i ISIS-it në Sahara është vrarë nga trupat franceze. Adnan Abu Walid al-Sahraqi e formoi të ashtuquajturin Shtet Islamik në Sahara më 2015. Ky grup është fajësuar për shumicën e sulmeve në rajon, përfshirë vrasjen e disa punëtorëve francezë të ndihmave vitin e kaluar. Macroni tha […]

Adnan Abu Walid al-Sahraqi e formoi të ashtuquajturin Shtet Islamik në Sahara më 2015. Ky grup është fajësuar për shumicën e sulmeve në rajon, përfshirë vrasjen e disa punëtorëve francezë të ndihmave vitin e kaluar.

Macroni tha se vdekja e Sahrawit është “një sukses tjetër i rëndësishëm në luftën kundër grupeve terroriste në rajonin Sahel”, shkruan BBC.

Sidoqoftë, ai nuk e zbuloi vendin e vrasjes së komandantit apo ndonjë hollësi tjetër të operacionit.

Ministrja franceze e Mbrojtjes, Florence Parly, shkroi se Sahrawi vdiq pas një sulmi të forcave franceze që luftojnë kundër militantëve islamikë në rajonin Sahel, kryesisht në Mali, Niger, Çad dhe Burkina Faso.

Presidenca franceze tha se Sahrawi personalisht e kishte urdhëruar vrasjen e gjashtë punëtorëve humanitarë francezë, udhërrëfyesve dhe vozitësve të tyre nga Nigeri.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?