Lideri i protestave masive e pranon se kishte gënjyer qe tetë vjet kur tha se vuante nga kanceri

Lideri i protestave masive e pranon se kishte gënjyer qe tetë vjet kur tha se vuante nga kanceri

Përpjekjet e Kilit për të rishkruajtur kushtetutën e kohës së diktatorit Pinochet janë goditur nga një zbulim tronditës që një prej anëtarëve kryesorë të protestave ka gënjyer në publik për betejën me kancer. 37 vjeçari me emrin Rodrigo Rojas Vade, e ka pranuar se në fakt nuk ka leukemi – një faktor që i shërbeu […]

37 vjeçari me emrin Rodrigo Rojas Vade, e ka pranuar se në fakt nuk ka leukemi – një faktor që i shërbeu të niste karrierën politike – pasi një gazetë investigative me emrin La Tercera zbuloi inkonsistencat në rrëfimin e tij.

Kur protestat kundër pabarazisë shpërthyen në Kil në tetorin e 2019-s, Rojas Vade ishte vazhdimisht në front të tyre, me sllogane që shkruheshin në gjoksin e tij dhe që përshkruanin vështirësitë e tij për të paguar për kimoterapi, raporton Guardian, përkthen Periskopi.

Në blog ai kishte shkruar “Kanceri, realiteti pa filter”, dhe pastaj kishte dhënë intervista mediale për trajtimin që po merrte.

Por, derisa rrëfimi i tij po bënte bujë, nisi hetimi për rastin.

Në deklarimin zyrtar të aseteve, Rojas Vade kishte thënë se ka borxh prej diku 30 mijë eurove [27 milionë pesos] në Scotiabank, duke vlerësuar që huaja ishte marrë për ta mbuluar trajtimin me kimoterapi.

Por të shtunën, Rojas Vade kërkoi falje në një postim në Instagram, duek thënë se nuk kishte leukemi, dhe se në moshën 29 vjeçare ishte diagnostikuar me një sëmundje që bartte “stigmë të madhe” çka kishte bërë t’iu thoshte miqve dhe familjes se kishte formë të rrallë të kancerit.

“Bëra gabim, gabim të tmerrshëm. Nuk isha i ndershëm me ju, familjen time e të gjithë. Ju kam gënjyer për diagnozën time – nuk kam kancer,” tha ai. /Periskopi

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?